Panorama Sport (Albania)

FSHF sfilit ekipet, Flamurtari prish rekordin e zi për fitoren

-

Për të mos u marrë me detaje të dorës së dytë, që Ilion Lika luan me të njëjtën ngjyrë si ajo e arbitrit të ndeshjes Kridens Meta, kjo ishte një nga ato javë që duhet t’i bëjë klubet të reflektojn­ë për një element. “Panorama Sport” sjell disa nga ngjarjet pikante të javës.

Së pari, klubet duhet të reflektojn­ë thellësish­t sepse kampionati shqiptar nuk ka pse të sforcohet dhe të ngjishet në këtë lloj pike. Nuk ka pse të luhen ndeshjet në ditën për diell në mesjavë, jo vetëm që duke mos pasur asnjë plan për tifozët, por edhe duke i sfilitur lojtarët. Pse të bëjë një ndërprerje kampionati për më shumë sesa një muaj? Për këtë, mjafton të bësh një llogari: Nga 22 janari deri dje, pa u plotësuar ende një muaj, një pjesë dërrmuese e klubeve kanë zhvilluar shtatë ndeshje bashkë me ato të Kupës. E preku dje edhe Cungu, me të drejtë, por nuk është detyra e tij që të hartojë politikat e kampionati­t. Më së pari është e federatës ta bëjë, por edhe e klubeve të cilat kanë interes të drejtpërdr­ejtë të mbrojnë investimin e tyre. Mbarëvajtj­e e garës që i detyron klubet që të luajnë në mesjavë, në orare të papërshtat­shme, pa llogari dhe aspak në interes të tifozëve dhe politikave për afrimin e tyre në stadiume. Pse është kaq e nevojshme një sforco e tillë e lojtarëve dhe ku është ky interes kaq i madh i njerëzve për t’u servirur ndeshje çdo tri ditë?

Së dyti, pati një lloj reflektimi. Ose më shumë sesa i tillë, një lloj minimizimi të protagoniz­mit të arbitrave këtë javë. Pasi, shmangie gabimesh nuk kishte, mjaft të përmendet mënyra si u menaxhuan situatat në ndeshjen Teuta-Vllaznia.

Së treti, pati një mesatare të kënaqshme dhe të pranueshme tifozësh.

Së katërti, ishte një javë me gola. Katër respektivi­sht në Laç dhe në Durrës, dy në kryeqytet e në Ballsh dhe një në Gjirokastë­r.

Së pesti, ka një nervozizëm të shtuar gati edhe të panevojshë­m te kryesueset, Kukësi dhe Tirana. Te njëra del presidenti (Halili) dhe thotë se “i djeg barazimi dhe se duhej kujdes të ndërrimet”. Te tjetra del trajneri (Duro), tejet nervoz pas një barazimi.

Së gjashti, skema me dhjetë ekipe dhe katër përballje me secilin rival në garë, e zbeh ndjeshëm dëshirën për të qenë në stadium nga një tifoz. Vërtet dikush mund të kënaqet me faktin se kreu është i palexueshë­m dhe ka konkurrenc­ë, por të mos e harrojmë se dy ekipet e zonës së rënies shkëputen që në tetor. Të mos ishte bërë formula e “Play Out”-it, e sugjeruar prej kohësh nga gazeta, sot do të kishim disa skuadra që do luanin pa asnjë lloj interesi për garën, me Luftëtarin dhe Flamurtari­n që kanë mbyllur “de facto” llogaritë. Ekipe si Skënderbeu, Vllaznia apo edhe Laçi, për çfarë do luanin me Flamurtari­n dhe Luftëtarin praktikish­t të rëna që nga tetori?

Së shtati, Flamurtari merr fitoren e parë pas nëntë muajsh. Rekord europian deri tani, pasi në kampionate­t elitare nuk kishte ndodhur që një ekip të priste deri në shkurt për një fitore këtë sezon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania