Panorama Sport (Albania)

Tare e pranon: Kjo Lacio është për titull

-

Igli Tare foli para ndeshjes me zikaltrit, duke deklaruar se skuadra e Lacios është ndërtuar për të fituar kampionati­n, edhe pse askush nuk e kishte menduar se skuadra do të zhvillonte një gjysmë sezoni të tillë. “Është një ndeshje deçizive dhe e rëndësishm­e për ne”, tha shqiptari para supersfidë­s e cila u fitua nga skuadra e tij me rezultatin 2-1 pas golave të Jang për Interin, Imobiles dhe Saviçit për lacialët: “Kemi arritur të krijojmë një situatë entuziaste për tifozët tanë të cilët janë duke shijuar këtë moment të mirë. Duhet të jemi të gëzuar që jemi në këtë pozitë”. Më pas ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare komentoi edhe fjalët e Jyrgen Klopit, i cili tha se Lacio mund të jetë një pretendent serioz për të fituar titullin. “Duket që ai nuk e njeh futbollin italian, prandaj ka thënë ato fjalë. Do t’ju gënjeja nëse do t’ju thosha që kur ndërtuam këtë skuadër, nuk menduam për titullin. Por, për ta fituar atë duhet të bëjmë një sezon perfekt, entuziazëm dhe shumë gjëra të tjera. Nuk dua të vë skuadrën nën presion me këto fjalë, të qëndrojmë me këmbë në tokë. Ka ende shumë pikë në lojë dhe ndeshje për t’u luajtur, të ruajmë përqendrim­in dhe më pas të shohim se çfarë do të ndodhë”. Drejtori sportiv i skuadrës laciale vlerësoi edhe punën e tij dhe atë të presidenti­t Klaudio Lotito, për të cilin u shpreh: “Me një si Lotito rezultatet e mira janë të garantuar, madje edhe trofe. Kemi nisur diçka të mirë dhe mendoj se puna jonë është shpërblyer deri tani. Por ai dhe unë e dimë që duhet të rritemi akoma më shumë për të shkuar aty ku duam. Në punën tonë, askush nuk fal asgjë. Mentalitet­i i skuadrës më pëlqen, është ndërtuar për të bërë ndeshje të mëdha”, përfundoi Tare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania