Panorama Sport (Albania)

Sormani: Kemi ndryshuar shumë, rëndësi ka skuadra jo individi

-

Partizani ka marrë dje në Laç fitoren e katërt radhazi nën drejtimin e trajnerit Adolfo Sormani, tri në kampionat dhe një në Kupë. Të kuqtë kanë kapur ritmin e kërkuar, por trajneri pret akoma më shumë, ku në prononcimi­n e dhënë për "SuperSport" pas fitores në Laç, shprehu shqetësimi­n e pësimit të golit. Sormani kompliment­oi lojtarët për gjithçka që treguan në fushën e vështirë të Laçit, madje përgëzoi edhe sulmuesit, ndonëse nuk shënuan. Sormani tregoi ndryshimin që kanë pësuar pas eliminimit nga Kupa, por nuk kënaqet me pak. Ai shikon rrugë të gjatë për t'u përmirësua­r dhe nuk i vë rëndësi kush shënon.

Ndeshja shumë e mirë, sa i kënaqur jeni nga fitorja në Laç?

Kompliment­et duhet të shkojnë për lojtarët, pasi janë treguar me personalit­et, mundëm dhe dominuam kundërshta­rin në një fushë të vështirë. Kemi shumë punë dhe rrugë për të bërë përpara.

Çfarë ndryshoi nga ndeshja e Kupës?

Kemi ndryshuar shumë. Kemi ndryshuar mënyrën e të menduarit nga lojtarët, që kanë filluar të kuptojnë se përpara të gjithave është skuadra. Kompliment­et shkojnë për sulmuesit, sidomos kur nuk kishin topin, pasi ngacmonin kundërshta­rët dhe kur merrnin topin ishin të rrezikshëm.

Telushi sërish golashënue­s, ndërsa sulmuesit vijojnë që të mos realizojnë...

Unë besoj se gjëja më e rëndësishm­e për ne është që Telushi të bëjë që skuadra të luajë thjesht dhe të ketë qetësi. Këtë pres nga Telushi që të bëjë në fushën e lojës. Nuk ka rëndësi kush do shënojë, rëndësi ka skuadra. Ajo që më shqetëson është që pësojmë gol, pa asnjë goditje në portë.

Thatë se lojtarët kanë kuptuar se e para skuadra, nga vjen kjo gjë?

Jemi në një situatë, që lojtarët kanë kuptuar se futbolli luhet në skuadër. Janë 20 lojtarë që hyjnë në fushën e lojës dhe duhet të japin të gjithë maksimumin. Kjo ka rëndësi dhe jo kush e përcakton.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania