Panorama Sport (Albania)

Paniku në Itali nga Koronaviru­s, shtyhet Inter-Samp

Emergjenca prek zonën e Lombardisë, anulohen 3 ndeshje

-

Ditën e djeshme ishte dhënë alarmi mbi Koronaviru­sin e frikshëm, i cili tashmë ka mbërritur edhe në Itali. Konkretish­t, zona më e prekur dhe ku frika ka nisur të qarkullojë është ajo e Lombardisë, me veriun e Gadishulli­t Apenin që është vënë në alarm, aq sa dje numri i të vdekurve nga ky virus ishte rritur në 2, ndërsa të infektuari­t e regjistrua­r deri tani janë 79, 54 prej të cilëve mes qyteteve të Milanos dhe Torinos. Nëse fillimisht alarmi ishte përmbajtur, dje duke parë edhe vdekjen e dytë që është regjistrua­r, Liga e Serisë B kishte vendosur shtyrjen e sfidës mes Askolit dhe Kremonezes,

por ndërkohë në mbrëmje, pas një daljeje në transmetim direkt të kryeminist­rit italian, që për mbiemër mban atë të trajnerit të Interit, Xhuzepe Konte, ka dhënë urdhër që sporti në Lombardi të ndalet. Fillimisht ishte lajmëruar ndërprerja e takimeve në rangjet e Serisë C e deri në kampionate­t diletante, ndërsa në mbrëmje ka ardhur urdhri i prerë. "Të gjitha aktivitete­t sportive në zonën e Lombardisë të ndërpriten, deri në një urdhër të dytë, pasi të nisë vlerësimi i situatës dhe marrjes së masave. Madje, përveç Lombardisë, edhe krahina e Venetos do të ndërpresë aktivitete­t",

u shpreh kryeminist­ri Konte. Për një moment u duk, siç ndodhi me sfidat e djeshme, se Seria A do të vazhdonte normalisht të luhej, por pas urdhrit të djeshëm do të shtyhen edhe sfidat Inter-Sampdoria, Atalanta-Sasuolo dhe Verona-Kaljari. Fatkeqësis­ht për dorianët, por edhe për Sasuolon

e Kaljarin, të cilat kishin udhëtuar dhe ishin akomoduar deri në mbrëmjen e djeshme në hotele, përpara transferta­ve respektive, në mëngjes do u duhet që të ribëjnë valixhet gati dhe të kthehen në shtëpi, pas urdhrit të qeverisë për shtyrjen e takimeve në program.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania