Panorama Sport (Albania)

FSHF kërkon burg për dhunuesit e stadiumit

Klubet pro federatës, tifozët e Tiranës 145 stola të thyer, 19 nga ultrasit e Kukësit

-

Kukësi-Tirana e cila u luajt në stadiumin "Air Albania" ka sjellë dëme të shumta në stadium, siç është thyerja e stolave.

Tifozët e të dyja ekipeve, në veçanti ata të Tiranës, kanë thyer një numër të madh stolash, duke bërë që FSHF-ja tashmë të dalë edhe në një njoftim zyrtar. "Federata Shqiptare e Futbollit dënon ashpër sjelljet e papranuesh­me dhe vandale të disa grupeve të tifozëve në ambientet e "Air Albania Stadium" gjatë ndeshjes Kukësi - Tirana. Këto akte vandale përbëjnë shkelje ligji dhe ne kërkojmë që personat përgjegjës të përballen me ligjin. Pas verifikime­ve të kryera nga administra­ta, rezulton se janë dëmtuar 164 ulëse, nga të cilat 145 nga ana e tifozëve të Tiranës dhe 19 nga ana e tifozëve të Kukësit. FSHF ka tashmë të dokumentua­ra me video dhe foto personat konkretë që thyejnë ulëset dhe i flakin ato në fushë, duke dëmtuar sportdashë­sit e tjerë si dhe duke rrezikuar edhe jetën e zyrtarëve të ndeshjes e futbollist­ëve. FSHF, nëpërmjet një kërkese zyrtare, i ka kërkuar Policisë së Tiranës ndalimin dhe arrestimin e këtyre personave dhe tashmë ka nisur procedura nga ana e forcave të rendit. Federata e Futbollit bazuar te ligji, do të publikojë në stadium fotot dhe videot e personave që ushtrojnë dhunë në mjediset sportive. FSHF u bën thirrje klubeve dhe grupeve të tifozërive të marrin masa dhe të respektojn­ë rregullin dhe ligjin në cilëndo hapësirë sportive të vendit. Komisionet në FSHF do të veprojnë në bazë të rregullore­ve të brendshme duke marrë masa kundër këtyre shkelësve. Kërkojmë nga Policia e Shtetit që t'i shoqërojë personat përgjegjës në bazë të ligjit në fuqi, në mënyrë që ata të dalin para drejtësisë", shkruante federata. Pas FSHF-së ka ardhur edhe reagimi i klubeve të Tiranës dhe Kukësit, të cilët nëpërmjet një postimi në faqet zyrtare respektive, thonë se klubi dënon ashpër aktet vandale të disa tifozëve në ndeshjen e djeshme. Klubet shkruan se ata mbështesin nismën ligjore të FSHF për të denoncuar në Policinë e Tiranës individët që kanë dëmtuar stadiumin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania