Panorama Sport (Albania)

Buzëqesh Jashanica, ngacmon Dajën

-

Pas dy barazimeve radhazi, Skënderbeu kthehet te fitorja në kampionat përballë Teutës. Pavarësish­t suksesit, duhet thënë se atmosfera në stadium ka qenë e ftohtë me një prezencë të paktë të tifozëve dhe temperatur­a që shkonin disa gradë nën zero. "Panorama Sport" ju sjell pikantet e ndeshjes së djeshme në stadiumin "Skënderbeu". * Presidentë­t Takaj dhe Hasanbelli­u, si zakonisht kanë qenë të pranishëm në stadium për të ndjekur takimin nga tribuna VIP, por larg nga njëritjetr­i. Hasanbelli­u ka zgjedhur të qëndrojë në cep të tribunës, duke konsumuar diçka nën shoqërinë e Bledi Shkëmbit, ndërsa Takaj në dhomën e vet, nën shoqërinë e bashkëshor­tes dhe miqve të tij.

* Trajneri Ilir Daja duket se edhe këtë herë ka gjetur çelësin e suksesit përballë Teutës. Pasi izoloi Torasën ndaj Tiranës, Daja befasoi me aktivizimi­n e Mensah në sulm, lojtar që i jepte thellësi ekipit, si dhe bllokoi pikën e fortë të Teutës me goditje standarde. Martini në krahun tjetër ka qenë gjithë kohës në këmbë, duke kërkuar reagimin e të tijve dhe udhëzonte çdo aksion të durrsakëve.

* Në momentin e penalltisë stoli i Teutës ishte i gjithi në këmbë, duke pritur golin por grushtimi i Koliçit i hidhëroi ndjeshëm.

* Portieri Enea Koliçi ishte më shumë i interesuar për golin e parë të Teutës, sesa për penalltinë e pritur. Pasi përfundoi takimi ai pyeti gazetarët nëse goli i parë i Teutës ishte pozicion jashtë loje apo jo.

* Bajram Jashanica më në fund rikthehet të buzëqeshë. Lojtari jashtë stadiumit është parë të bisedojë me humor me miqtë e tij. I pyetur për fundin e pezullimit, me buzëqeshje është përgjigjur. "Sot në mesnatë më mbaron". Lojtari ka pritur takimin me Dajën dhe ka zgjedhur të bëjë një batutë me të. "Po fiton edhe pa mua tani e...", i tha kosovari Dajës. Ky i fundit i është "përgjigjur" me një përqafim të përzemërt. * Teuta humbi pak orë para ndeshjes së djeshme mesfushori­n Albano Aleksi, i cili ishte gdhirë me temperatur­ë të lartë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania