Panorama Sport (Albania)

Enrike mendon për lojtarët e Europianit

-

Europiani po afron dhe trajneri Luis Enrike është duke menduar për formacioni­n dhe lojtarët që do të ketë në dispozicio­n. Disa prej tyre e kanë vendin të sigurt, ndërsa të tjerë duhet të luftojnë deri në fund.

PORTA- "Është zona e fushës më hermetike. Që kur përfundoi Botërori i Rusisë dhe në stolin e skuadrës u ul Luis Enrike, portierët e Spanjës dihen. De Gea, Kepa dhe Paul Lopez do të jenë tre portierët e Luis Enrikes për Europianin".

MBROJTJA- "Nëse nuk do të ketë dëmtime, dy lojtarët e krahut të djathtë do të jenë Dani Karvahal dhe Hezus Navas. Në qendër, i paprekshmi është Serxho Ramos. Kapiteni e ka vendin të sigurt, ndërsa të tjerët duhet ta fitojnë. Injigo Martinez ka luajtur në të gjitha ndeshjet e rëndësishm­e të Enrikes. Moreno i besoi Albiolit. Por lojtarët e tjerë janë Pau Torres, Unai Nunjez dhe Gabriel Paulista. Krahu i majtë i mbrojtjes është një "kantier" ndërtimi. Dëmtimi i Hordi Albës ka shqetësuar trajnerin e Spanjës. Gaja shihet si zëvendësue­si i tij, por edhe Bernat me Jurin kanë shanse".

MESFUSHA- Buskets dhe Rodri thuajse e kanë të sigurt ftesën për në Europian, por asnjëri prej tyre nuk po fluturon nga gëzimi pas rikthimit të Enrikes. Merino dhe Pareho janë dy mesfushorë të tjerë interesant­ë përpara mbrojtjes. Dy mesfushorë­t e tjerë pritet të jenë Fabian Ruiz dhe Saul Nigez. Ky i fundit ka shkëlqyer në muajt e fundit. Tiago Alkantara gjithashtu po kalon një moment fantastik, ndërsa në dyshim mbetet Dani Sebajos.

SULMI- Isko mund të konsideroh­et edhe mesfushor edhe sulmues, prandaj ai e ka vendin të sigurt me Enriken. Rodrigo Moreno dhe Alvaro Morata janë të avantazhua­r për t'u grumbullua­r në Europian, por edhe Pako Alkaser ka shanse. Nëse Diego Kosta do të rigjejë formën, edhe ai mund të jetë në Europian. Suso, Olmo, Torres dhe të tjerë janë në pikëpyetje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania