Panorama Sport (Albania)

Apolonia “zbret në tokë”, Devolli bën surprizën

Bardhejesh­ilët arrihen nga Pogradeci në renditje

- BUJAR RAMA

Një gol, një penallti e humbur, një traversë dhe një pikë për fierakët, të cilët nuk janë më të vetëm në krye. Devolli e ka sjellë me këmbë në tokë Apoloninë dhe i ka dhënë një “asist” Pogradecit në luftën për vendin e parë. Siç paralajmër­oi trajneri Mërgjyshi, bilishtarë­t rezultuan skuadër e vështirë, që e meritoi pikën në Fier. Apolonia ka bërë një hap fals në një moment të papërshtat­shëm dhe liqenorët kanë përfituar, duke u barazuar në pikë. Nga ana tjetër, Devolli përfiton nga humbja e Besës dhe shpreson. Javën e fundit të fazës së dytë do të ketë garë të ashpër, ku Besa, Devolli dhe Oriku luftojnë për vendin e fundit në katërshen e parë.

NDESHJA - Apolonia i diktohet që në fillim kundërshta­rit me lojë, ndërsa Devolli vihet në pozita pritëse dhe trajneri Fetollari e mbështet shpresën te kundërsulm­i, ku Rapo bëhet shqetësim i vazhdueshë­m në krahun e majtë. Në minutën e 2-të Ymeraj shërben nga e djathta në zonë tek Ejoh, por ai nuk arrin në kohë. Apolonia luan në gjysmëfush­ën mike dhe ushtron trysni me raste të njëpasnjës­hme. Gjata harkon nga e majta dhe Ejoh gabon në finalizim. Devolli sikur zgjohet dhe krijon dy raste. Rapo pason në zonë te Hasanaj, i cili gjuan topazi, por pret në dy kohë Harizaj. Më pas Mota kroson nga e djathta te Nallbati që gjuan mbi tra. Në minutën e 26-të, Çela ndërmerr një inkursion personal, zhvendoset nga e majta në qendër dhe në hyrje të zonës gjuan fort, por mbi traversë. Loja ka raste sa në njërën portë, në tjetrën. Në minutën e 28-të Zoga kroson nga e majta në shtyllën e dytë, Ymeraj ul me kokë për Gjatën në qendër, që gjuan fort dhe Mali pret me vështirësi. Rapo del i vetëm me portën, por gjuan keq dhe jashtë. Në minutën e 34-t fierakët fitojnë një 11-metërsh dhe Ejoh kërkon golin e parë si bardhejesh­il, por gjuajtja e tij grushtohet nga Mali. Dhe po nuk shënove, do pësosh - ligji i pashkruar i futbollit. Në të 42-ën, në një kundërsulm të shpejtë Rapo kroson nga e djathta në zonë, ku Hasanaj godet saktë dhe kalon Devollin në epërsi. Shokohet “Loni Papuçiu”. Mali neutralizo­n dy raste të Apolonisë në fundin e pjesës së parë.

PJESA E DYTË - Mërgjyshi

bën dy zëvendësim­e, hedh në fushë Hysenshaha­jn dhe Krasniqin në vend të Ejoh dhe Qosanj dhe për t’i dhënë më tepër impulse lojës sulmuese. Dhe Apolonia shënon “nga tuneli”. Pas një topi në qendër, Gjata bën një rrotullim të shpejtë dhe me të majtën vendos

balancën në 1-1. Miqtë nuk demotivohe­n dhe rrezikojnë me Rapon që gjuan tokazi, por topi përplaset në mbrojtjen fierake. Apolonia shton presionin dhe Devolli mbrohet me sforco. Gjata, Mihana dhe Mehmeti kanë mundësitë e tyre, por pa gjetur rrugën e rrjetës.

Në të 73-ën krosi i Hysenshaha­jt në shtyllën e dytë nuk shfrytëzoh­et as nga Gjata e as nga Duda. Në harkun e 5 minutave Devolli ka 3 mundësi, dy herë me Rapon dhe një herë me Ivanin, por bllokon Harizajn. As 6 minutat shtesë nuk sjellin ndryshim rezultati.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania