Panorama Sport (Albania)

Lushnja ngec sërish, Turbina i merr një pikë

Mbyllet pa gola në Cërrik, verdhejesh­ilët -4 nga kreu

- NDESHJA Mariglen Miraka

Lushnja "ngec" edhe në Cërrik. Pas humbjes në Pogradec, skuadra e Ilir Gjylës nuk mori dot më shumë se një pikë edhe ndaj Turbinës. Në "Nexhip Trungun" e boshatisur dhe pa tifozë prej dënimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës, ishin vendësit ata që diktuan lojën. Krijuan një mori rastesh, por nuk ditën që të shënonin.

- Takimi ka filluar me raste të njëpasnjës­hme për Turbinën, e megjithatë shënjestra është e gabuar. Sfida ndizet kur miqtë kundërpërg­jigjen. Ishte e 33-ta minutë kur Gava për pak sa nuk shënoi, me atë gjuajtje të rrezikshme jashtë zone. Cërrikasit reagojnë dy minuta më vonë,

me një rast thuajse identik. Por tentativa e Koldashit grushtohet nga Haremi, që i thotë "jo" golit. Në të 37-ën është radha e portieri të vendësve që të bëjë shpëtimtar­in, kur Taullahu rrezikon me gjuajtje nga larg. Fundi i kësaj pjese do të mbyllet me një rast për cërrikasit, por gjuajtja me

kokë nga Gabriel nuk ka shënjestrë­n e duhur. Pjesa e dytë shfaq Lushnjën më ngulmuese, por që nuk kanë qartësinë e duhur në sulm. Vendësit marrin lojën nën kontroll dhe në të 60-ën është Santiago që provon reflekset e portierit të lushnjarëv­e. Pa kaluar pak sekonda është Levendi që bën

gjithçka mirë kur gënjen tre mbrojtës, por gjuajtja nuk është e duhura. Turbina është superiore në çdo drejtim, por finalizimi nuk është i duhuri. Kështu ngjau në të 74-ën me Peqinin, por edhe në 82-ën me Levendin. Minuta e 90-të mbyllet me një tjetër përpjekje të vendësve, por Santiago

nuk është treguar i saktë. Edhe tri minutat e shtesës nuk sollën asgjë të re, pasi portat mbetën të paprekura. Me këtë barazim cërrikasit janë të tetët në renditje me 14 pikë, ndërsa verdhejesh­ilët edhe pse të tretët, u largohen me 4 pikë kryesuesev­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania