Panorama Sport (Albania)

Golat dhe vlera e kartonit, Rebiç shndërrohe­t në mision për Milanin

Kroati bind “Djallin”, por jo Frankfurti­n

-

Në disa raste futbolli lëviz në binarë të njohur e të planifikua­r. Në të tjera, disi më të rralla, është “pre” e ngjarjeve të papritura. Njëra syresh është pa dyshim shpërthimi i beftë i Ante Rebiçit që përfaqëson për Milanin një rast më shumë unik sesa të rrallë. Gjatë fazës së parë ishte një objekt misterioz për të cilin të gjithë flisnin mirë, por faktet në fushë ishin në nivelin zero. Deri në fund të vitit të kaluar dukej se kroati priste janarin për t’u kthyer andej nga kishte ardhur. Më ndërrimin e viteve gjithçka ndryshoi si me sustë dhe në më shumë se një muaj 26-vjeçari shënoi 7 gola, duke u shndërruar befas në bomberin e sezonit kuqezi.

KARAKTER I VEÇANTË - Ante Rebiç, siç jemi mësuar ta njohim, ka një karakter të ndjeshëm. Ashtu siç shpjegonte pak ditë më parë trajneri i tij te Kroacia, Zlatko Daliç, sulmuesi ka nevojë për mbështetje dhe besim në mënyrë që të japë maksimumin. Nëse nuk i plotësohen këto kushte, paraqitjet e tij bien drastikish­t dhe shndërrohe­t në një lojtar steril e të parreziksh­ëm. Gjashtë golat në kampionat e bëjnë jo vetëm bomberin ekipor, por edhe lojtarin që ka shënuar më shumë se gjysmën e golave të ekipit në këtë vit kalendarik. Vlera e tij fillestare prej 25 milionë eurosh aktualisht ka prekur kuotën 40 milionë euro duke i kënaqur drejtuesit, por edhe tifozët të cilët në merkaton e gushtit e konsiderua­n më tepër si një afrim numerik të minutës së fundit

sesa një përforcim të mirëfilltë për ekipin.

MISIONI – Nëse Rebiç me golat e tij (4 radhazi) po kryen detyrat e veta, tashmë topi kalon në anën e Milanit që duhet të kryejë misionin për të mos humbur një kampion potencial. Huazimi dyvjeçar nga Frankfurti skadon

në fund të sezonit të ardhshëm, por Maldini e Boban kanë nisur të mendojnë për strategjin­ë e duhur me të cilën do të sigurojnë përfundimi­sht kartonin e nënkampion­it të botës. Gjithçka do të synohet të zgjidhet përpara qershorit sepse spostimi i bisedimeve do të komplikont­e ndejshëm dialogun

me Frankfurti­n që do të përpiqet të përfitojë sa më shumë nga një akord i mundshëm. Me një sy nga Milano është edhe Fiorentina e cila ka ruajtur pronësinë mbi gjysmën e kartonit të Rebiçit, por fjala e fundit do t’u takojë dy klubeve që rastësia do që të kenë të njëjtat ngjyra.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania