Panorama Sport (Albania)

Dëmtimi, Tirana ankth për Torasën

Pjesa tjetër e skuadrës punoi e qetë përgjatë gjithë 90-minutëshit të djeshëm

- OLSI AVDIAJ

Problemi i Tiranës mbetet Agustin To rasa. Lojtari ka marrë një goditje në sfidën me Kukësin dhe sot që flasim vazhdon të mos stërvitet i plotë. Edhe dje Torasa punoi veçmas në të shumtën e stërvitjes. Për rreth 1 orë ai vrapoi rreth fushës dhe më pas ndoqi stërvitjen. Ndonëse ka shqetësime, argjentina­si nuk rrezikon sfidën me Partizanin. Në të kundërt, me shumë mundësi sfidën si titullar do ta nisë i riu Ernest Muçi.

Analiza - Si zakonisht trajneri Emanuel Egbo zhvilloi një analizë para stërvitjes së djeshme. Mësohet se nigeriani u ka thënë lojtarëve që Partizani është një nga sfidat më të rëndësishm­e të sezonit dhe skuadra duhet ta ketë kujdes. Më pas ekipi ka punuar taktikisht, me gjysmën e skuadrës që imitonte Partizanin. Në grup ishin kthyer të gjithë lojtarët, duke filluar nga Kale, Ngo, Hasani, Halili, ndërsa Ismael Dunga ka punuar veçmas.

Përmbysja - Nga pothuajse të gjithë lojtarët e Tiranës, e premtja e shkuar është konsiderua­r e veçantë. Shumë prej tyre kanë bërë me dije se asnjëherë nuk kishin pasur mundësinë që për një minutë të bëhej një përmbysje si ajo që u bë ndaj nënkampion­ëve të Shqipërisë. Një armë e fortë

e bardhebluv­e që këto javë kanë ditur të reagojnë në fushën e lojës.

Formacioni - Tirana është gati për Partizanin. Bardheblut­ë mbyllën dje përgatitje­t për kampionët. Si në çdo takim, edhe dje trajneri Emanuel Egbo ka dhënë këshillat e tij, sidomos për lojtarët e mesfushës dhe sulmit.

Formacioni - Edhe me Partizanin, Tirana nuk do të ndryshojë asgjë në fushën e lojës për sa u përket titullarëv­e. Nga minuta e parë do të luajë formacioni i fundit me Likën në portë. Në mbrojtje rreshtohen Doka,

Vangjeli, Muça dhe Hoxhallari. Në mesfushë, Çelhaka dhe Batha. Para tyre treshja Kobina, Torasa e Kale. Në sulm i vetëm Majkëll Ngoja. Tirana vjen në sfidën me Partizanin pas tetë fitoreve, duke kërkuar goditjen e nëntë në kampionat. Bardheblut­ë kanë grumbullua­r 25 nga 27 pikë të mundshme dhe serinë pozitive e kanë nisur pikërisht në derbin me Partizanin 13 dhjetorin e shkuar. Nga ana tjetër, klubi ka për në derbi ka një të ftuar special, këngëtarin e njohur Majk, i cili do të performojë para nisjes së takimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania