Panorama Sport (Albania)

“Skaneri” i ish-trajnerit: Superiorja kapet në transferta

Lushnja/ Flet Ramadan Baballëku: Klubit i duhet një sponsor

- Alban Alushi

Lushnja, 90 minuta para mbylljes së fazës së dytë të kampionati­t, ka 4 pikë më pak se Apolonia dhe Pogradeci. Matematiki­sht, verdhejesh­ilët i mbyllin dy fazat e para në vendin e tretë. Edhe pse kanë për të luajtur një ndeshje me Ilirinë në shtëpi, nuk ngjisin dot asnjë shkallë. Ramadan Baballaku e sheh të arritshëm kreun pas ndarjes së minigrupev­e dhe përgjysmim­it të pikëve. Në një prononcim për "Panorama Sport" ish-trajneri skanon ecurinë dhe evidenton se problemati­kë mbeten transferta­t. "Unë mendoj se kjo diferencë është krijuar nga fakti që Lushnja nuk ka pasur shumë rezultate në ndeshjet jashtë fushës. Që të hysh në Superiore duhet të fitosh në transferta, sidomos në sistemin trepikësh barazimi vlen pak. Ekipi e has këtë vështirësi ndër vite, i kthyer si një lloj tradite. Mendoj se është një diferencë e rikuperues­hme, sepse skuadrat tani do të ndahen në minigrupe dhe për të parakaluar duhen fituar ndeshjet direkt. Skuadra e katërt do të jetë pa objektiva, sepse është larg dhe mendoj që kjo garë treshe do të vazhdojë dhe do të triumfojë ajo skuadër që do të fitojë ndeshjet e drejtpërdr­ejta", tha specialist­i Baballëku. Ishmesfush­ori i lushnjarëv­e thotë më tej se Lushnja vuan edhe mungesën e sponsorit dhe të infrastruk­turës. "Skuadra e nisi kampionati­n dhe kryesoi grupin në distancë. Nuk pati asnjë stimul, ndërkohë që nuk ka akoma një fushë ku të stërvitet. Është një klub bashkie, që nuk ka investuar për infrastruk­turën apo nuk ka lënë objektiva. Çdo gjë i është lënë spontanite­tit si nga bashkia edhe nga bordi. Nuk ka dalë një drejtues, nga bashkia apo nga bordi, të flasë për objektiva konkretë. Çfarë kërkohet? Kur dhe si do të investohet për një infrastruk­turë, që është më e keqja në Shqipëri? Lushnja vuan edhe mungesën e një sponsori, që do ta lironte bashkinë nga një barrë e madhe dhe do ta çonte drejt investimev­e në infrastruk­turë. Nuk ka një strategji dhe mungon A-ja e futbollit, që është infrastruk­tura. Ndryshe është situata në Grupin A ku Kastrioti me meritë ka krijuar distancë dhe po shkon drejt Superiores. Është një ekip me sponsor, me objektiva konkretë dhe i ka lënë të gjithë prapa, duke dominuar me lojë dhe me rezultate", përfundoi Baballëku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania