Panorama Sport (Albania)

Vllaznia super, leksion Pejës në Ballkan Ligë

Trajneri Vujaçic: E prisnim këtë triumf, duam "play off"-in

- SENAD NIKSHIQI

Vllaznia ka siguruar fitoren e tretë në Ballkan Ligë, teksa dje ka mposhtur Pejën në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Kuqeblutë triumfuan me rezultatin e përgjithsh­ëm 78-62 ndaj ekipit shqiptar të Kosovës. Vllaznia ka luajtur më mirë në gjysmën e dytë të lojës, duke marrë kështu një sukses tepër të rëndësishë­m në luftën për "play off". Shkodranët nuk e nisën mirë ndeshjen pasi në periodën e parë janë miqtë ata që tregohen më të saktë, duke fituar në shifrat 17-19. Diktati i Pejës përfundon këtu, sepse kuqeblutë përmbysin shifrat, duke udhëhequr lojën nga perioda e dytë dhe deri në fund. Vllaznia fiton 24-21 periodën e dytë dhe bën që gjysma e parë e lojës të mbyllet 41-40 për vendësit. Peja në periodën e tretë shpërqendr­ohet dhe Vllaznia përfiton më së miri. Shkodranët tregohen të saktë në lojën sulmuese, por edhe bllokojnë mirë në mbrojtje, duke bërë që për më shumë se 3 minuta lojë Peja të mos shënojë asnjë pikë. Vllaznia e fiton 21-11 periodën e tretë, diferencë e cila i jep qetësinë në lojë për të administru­ar siç duhet edhe 10-minutëshin e fundit. Shkodranët fitojnë 1611 periodën e katërt dhe të gjithë takimin 78-62, duke bërë që tifozët të festojnë bashkë me lojtarët. Kur Vllaznia kishte siguruar fitoren dhe duheshin minutat e fundit, trajneri i kuqebluve, Vujaçiç, u dha mundësinë në pak minuta lojtarëve të stolit për t'i provuar edhe ata, duke i bërë që të luajnë. Amerikani Tomas, me 17 pikë, ishte shënuesi më i mirë i Vllaznisë, ndërsa statistika dyshifrore pikësh regjistrua­n edhe Ros, Vos, Vujoviç dhe Shestani. Tifozët "Power 12" të Vllaznisë gjatë gjithë ndeshjes krijuan një atmosferë të ndezur në mbështetje të skuadrës së tyre. Në këtë përballje mes dy ekipeve shqiptare, Vllaznisë dhe Pejës, tifozët brohoritën me thirrjet "Kosova është zemra e Shqipërisë" apo kënduan këngën "Xhamadani vija-vija".

Flet trajneri Vujaçiç

Trajneri i Vllaznisë, Darko

Vujaçiç, pas suksesit të kuqebluve deklaroi: "Është një ndeshje për të cilën kishim menduar që të siguronim fitoren. Natyrshëm që nuk ishte e lehtë, por lojtarët bënë siç duhet punën e tyre. Objektivi ynë është pjesëmarrj­a në 'Final Four'. Peja është një ekip pretendent dhe jam i lumtur që morëm një fitore. Megjithatë, tashmë do të kemi menjëherë ndeshjen e kampionati­t me Partizanin dhe më pas Tiranën. Janë dy ndeshje jo të lehta, por që neve na duhet që t'i fitojmë. Skuadra është përmirësua­r dhe besoj se do të arrijmë tek objektivat që kemi".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania