Panorama Sport (Albania)

Napoli me zemër, trembet Barça

Italianët bëhen makth i katalanasv­e, gjithçka mbetet e hapur për në "Camp Nou"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Çështja kualifikim është e hapur. Barazimi kundër Barcelonës i lejon Napolit që të luajë gjithçka në sfidën e kthimit. Një gol për pjesë dhe disa raste të shpërdorua­ra nga skuadra e Gatuzos, e cila kalon në avantazh me anë të një supergoli të Mertensit. Për belgun ishte goli i 121-të që renditet bashkë me Hamshikun si golashënue­si më i mirë i Napolit. Barazimi erdhi në fillimin e pjesës së dytë me golin e Grizmanit, ndërsa në minutat e fundit Mesi "futet" në lojë dhe tremb Napolin. Nuk ia del që ta fitojë ndeshjen dhe gjithçka mbetet e hapur për sfidën e 18 marsit në Barcelonë.

SURPRIZA - Kike Setien donte të surprizont­e Gatuzon me Vidalin në fushën e lojës në vend të Ansu Fatit dhe Rakitiçin në vend të Artur Melos, por në fakt u surprizua vetë Barcelona... Katalanasi­t bënë një lojë të ngathët, me pasime të shumta, pa ide, pa shpejtësi, pa vendosmëri. Në 45 minutat e para nuk kishte një plan për të çarë Napolin e Gatuzos, i cili luajti me 4-3-3 e parashikua­r, që shndërrohe­j në 4-42 kur ekipi duhet të mbronte. Rino e di mirë që duke u mbrojtur mund të ndalet Barcelona dhe kështu provoi.

PERLË E MERTENSIT Panorama e pjesës së parë ishte thuajse e njëjta për 45 minuta. Barcelona që qarkullon topin përpara mbrojtjes së Napolit dhe këta të fundit që donin ta kapnin ekipin katalanas në befasi. Goditjen e parë në portë e bën Mertens, por është shumë e lehtë për të befasuar portierin Ter Shtegen. Gatuzo e nis lojën me pasime nga portieri dhe kjo i shërbente për të dalë lehtësisht nga presingu i Barçës. Pas 30 minutash lojë, Dris Mertens çon peshë zemrat e tifozëve napolitanë me një supergol. Zielinski përfiton nga gabimi i Xhunior Firpos në hyrje të zonës, pason për belgun dhe e djathta e tij ishte kirurgjika­le. Ter Shtegen mposhtet, festë në Napoli. Pas këtij goli, skuadra e Gatuzos pati një tjetër rast me Manolasin për të dyfishuar rezultatin, ndërsa Barcelona ishte inekzisten­te.

BARAZON GRIZMAN Goli i pësuar nuk i prish balancat e Barcelonës, e cila vazhdon me qarkullimi­n e topit. I ngadaltë, por efikas për të mbajtur Napolin në mesfushën e lojës. Në pjesën e dytë ritmi ishte më i lartë dhe nga një mungesë vëmendjeje e Mario Ruit, Semedo depërton nga e

djathta duke pasuar për Grizmanin. Ishte shumë e lehtë për t'u shënuar dhe francezi nuk fal përballë Ospinës. Reagon Napoli me Insinjen, gjuajtja e të cilit ndalet nga Ter Shtegen. Gabimin fatal e bën Kajehon disa minuta më vonë. I vetëm përballë portierit të Barcelonës ai godet topin në trup. Në minutat e fundit zgjohet Leo Mesi, i cili merr përsipër çdo aksion. Pas 30 minutash lojë në pjesën e dytë dëmton portierin Ospina nga dëshira e madhe për të shënuar. Minutat e fundit

nuk kanë ndonjë emocion, përveç kartonit të kuq të Vidalit dhe dëmtimit të Pikesë. Kjo ishte ndeshja e gjashtë në eliminimet direkte që Barcelona nuk fiton dot në transfertë­n italiane. Këta të fundit i janë bërë makth.

 ??  ?? Dris Mertens në një duel me Leo Mesin
Dris Mertens në një duel me Leo Mesin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania