Panorama Sport (Albania)

Xhixho, një ditëlindje e frikshme në ajër

Dy portierët intervisto­jnë njëri-tjetrin në avion

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Dje Xhanluixhi Donaruma ka fes tuar përvjetori­n e tij të 21-të. Teksa vetë portieri ka falënderua­r tifozët nëpërmjet një videoje në profilin e tij "Instragram", klubi ka nxjerrë një video mes tij dhe vëllait Antonio gjatë një udhëtimi me avion me ekipin. Dy vëllezërit intervisto­jnë njëri-tjetrin dhe mes batutave e ngacmimeve, nuk mungojnë edhe momentet e panikut për dy gardianët. Cili është virtyti dhe defekti më i madh i vëllait tënd?

Antonio: Xhixho është një djalë emotiv dhe shumë bujar. Nga ana tjetër, i ngel hatri shumë shpejt e për çdo gjë. Ke frikë t'i thuash diçka që nuk i pëlqen.

Xhixho: Kudo që shkon është herët. 20 minuta të paktën. Qoftë mbledhje, stërvitje, takim apo darkë familjare, Antonio është gjithnjë i pari aty. Si është në rolin e xhaxhait Xhixho?

Është i dashur dhe i përkushtua­r ndaj djalit tim. Druhem se po e llaston pak më tepër sesa duhet. Madje, ka raste që im bir preferon pikërisht Xhixhon përpara meje. Si është Antonio në rolin e babait?

Është një baba shembullor dhe shumë i përkushtua­r. Edhe si bashkëshor­t e shoh shumë të dhënë pasi ndihmon gruan e tij për çdo gjë. Përse u bëtë portier?

Antonio: Kam qenë 9-10 vjeç kur kam filluar me ekipe, pasi më parë mjaftohesh­a me

lojën me shokët në park. Njëherë më pa daja dhe ai këmbënguli për të më bërë pjesë të një skuadre futbolli.

Xhixho: Unë kam qenë 3-4 vjeç dhe me këtë pasion më infektoi Antonio. Nëse jam portieri, merita i takon vëllait tim të madh.

Si arritët të ishit pjesë e Milanit?

Antonio: Sapo kisha mbushur 14 vjeç dhe u pranova nga Milani. Aty nisi gjithçka.

Xhixho: Ia kërkova Milanin me çdo kusht babait dhe jam me fat që gjithçka shkoi mirë.

Keni frikë nga avioni (ndërkohë avioni nis të lëkundet)?

Antonio: Kemi pasur gjithmonë frikë që të dy, por me kalimin e kohës jemi munduar të bashkëjeto­jmë më këtë frikë.

Xhixho: Kemi frikë. Nuk bëhet intervista me këto kushte

(fshin djersët dhe buzëqesh me vështirësi). Presim të qetësohet. Si ka qenë fëmijëria juaj?

Antonio: Xhixho ka qenë shumë i lëvizur e gjithmonë donte të luante.

Xhixho: E vërtetë, kam qenë më mistrec, ndërsa Antonio ishte i përkëdhelu­ri i mamasë. Cili ka qenë nxënës më i mirë?

Antonio: Nuk kemi shkuar kurrë mirë me mësime. Le të themi se Xhixho ka qenë pak më i zoti.

Xhixho: Si pak më i zoti? Unë jam diplomuar me notën 7, nuk më duket keq (qesh).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania