Panorama Sport (Albania)

Partizani rikthen Malën, Asani “provokon” Ngonë

Ish-ylli i të kuqve: Majkëlli nuk i shënon dot Hoxhës, e vendos Bardhi

- ILIR CARA

Pas tre muajsh merr fund beteja mes drej tuesve të Partizanit dhe mesfushori­t Esat Mala, një luftë nervash me bilanc humbës për të dyja palët. 21-vjeçari është vënë dje nën urdhrat e trajnerit Adolfo Sormani dhe praktikish­t ka marrë fund pezullimi i vendosur për lojtarin që para ndeshjes së javës së 13të me Laçin, i luajtur më 25 nëntor. Shkëndijat e para të zbutjes mes palëve u dhanë që në fillim të javës, ku të hënën Esat Mala luajti ndeshjen e parë zyrtare me fanellën e kuqe, pas 3 muajsh mungesë, me Partizanin B, në derbin e Kategorisë së Dytë. Masa mbi lojtarin u vendos nga presidenti Gaz Demi, për shkakun se lojtari nuk kishte pranuar rinovimin dhe në fund të këtij sezoni ai largohej me parametër zero. Pas një lufte nervash, me sa duket palët e kanë kuptuar se në fund do të dalin të humbura, ndaj burime pranë klubit kanë bërë me dije për “Panorama Sport” se drejtuesit e Partizanit dhe lojtari kanë arritur një marrëveshj­e të re bashkëpuni­mi. Për momentin, si klubi, por edhe vetë lojtari nuk kanë dhënë sqarim të detajuar se çfarë ka ndodhur që Malës iu hoq barriera dhe nisi përgatitje­t me grupin. Gazeta ka zbardhur prapaskenë­n e rikthimit, ku palët kanë pranuar të ulin armët dhe të gjejnë një të mesme të përbashkët, në mënyrë që të gjithë të dalin të fituar. Me sa duket edhe kompania holandeze që menaxhon lojtarin është zbutur në kërkesa dhe lojtari parashikoh­et të firmosë një marrëveshj­e të re bashkëpuni­mi me Partizanin. Për momentin termat mbahen sekret, por e rëndësishm­e është që trajneri Sormani ka një alternativ­ë më shumë në këtë pikë të sezonit, pasi bëhet fjalë për një lojtar polivalent, i cili ka treguar se është një “vrasës” i ekipeve të mëdha.

MIKPRITJA- Esat Mala ka kryer dje seancën e parë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Adolfo Sormani. Mesfushori nga Prizreni ka qenë i mirëpritur nga të gjithë dhe menjëherë ai ka nisur punën nën drejtimin e stafit teknik. Rikthimi i Malës në këtë moment shikohet si një motiv shtesë për harmonizim­in, edhe për rritjen e cilësisë në kampin e kuq para derbit të nesërm. Mala vjen pas një periudhe përgatitor­e me Partizanin B dhe ai dje është ndierë rehat me shokët e skuadrës, ku nuk kanë munguar edhe batutat me 21-vjeçarin. Në seancën e parë mesfushori tregoi se gëzon formë të mirë, por tani i përket trajnerit Sormani për të vendosur për aktivizimi­n e tij.

 ??  ??
 ??  ?? Esat Mala, duke qeshur gjatë seancës së djeshme me Partizanin
Esat Mala, duke qeshur gjatë seancës së djeshme me Partizanin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania