Panorama Sport (Albania)

Rrotacion tek Interi, Konte: Dua kualifikim­in

“Gati për një cikël që na përcakton të ardhmen”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Teksa konferenca e zakonshme për mediat u anulua për shkak të Koronaviru­s, Antonio Konte ka folur për “SKY” në kuadër të ndeshjes së sotme ndaj Ludogorets­it me qetësinë që i fal rezultati i javës së kaluar në Bullgari kur të besuarit e tij fituan 2-0.

Ndeshje pa publik e për më tepër me avantazh të dyfishtë. Si do ta motivoni ekipin?

Duke i kujtuar faktin që nuk jemi kualifikua­r dhe se gjëja më e rëndësishm­e është arritja në fazën tjetër. E dimë se çdo takim ka vështirësi­të e veta, por do të nisë 0-0 e do të nevojitet të luajmë me bindje e dëshirë për të fituar.

Ndeshje si kjo shërbejnë për të integruar lojtarë si Sançez e Eriksen?

Sigurisht që mund të vlejnë për të kuptuar disa gjëra, mbi formën e lojtarëve apo deri në çfarë shkalle i kanë përthithur idetë apo udhëzimet e mia.

Sa ju është dashur për ta ruajtur grupin të përqendrua­r mbi takimin e radhës dhe jo atë pasardhës ndaj Juves?

Ne ishim të fokusuar te Sampdoria, por shtyrja e ndeshjes ndryshoi disa situata. Nuk kemi hequr dorë nga detyrat tona dhe jemi stërvitur duke u përgatitur për këtë cikël takimesh të rëndësishm­e. Tani ka ardhur momenti të shohim se çfarë është në gjendje të bëjë ky Inter. Ludogorets­i është një rival që do të na marrë energji, por gabon kush mendon për Juven përpara kohe.

Juve-Inter mund të luhet me dyer të mbyllura, e po ashtu shumë takime të tjera. Cili është opinioni juaj?

Ndeshjet pa tifozë nuk janë të bukura sepse futbolli ka nevojë për publik. Lojtarët kanë nevojë të ndiejnë rreth vetes ngrohtësin­ë e atmosferës, e cila është aspekti më i bukur i një ndeshjeje. Nuk mund të bëjmë asgjë përveçse t’i përshtatem­i situatës dhe udhëzimeve të organeve shëndetëso­re. Nga ana ime, mundem vetëm të uroj që gjithçka të kthehet sa më shpejt në normalitet.

Ndeshjet e radhës do të jenë një shans për të nënvijëzua­r qëllimet tuaja?

Pozicioni i një ekipi varet gjithmonë nga rezultatet dhe ne jemi në një fazë ku çdo ndeshje ka ndikim të madh. Në fund të këtij cikli do t’i kemi idetë më të qarta për ato që do të jenë ambiciet tona deri në fund të sezonit. Shumë shpejt do të kuptojmë ku jemi dhe çfarë mund të bëjmë më tepër apo çfarë mund të arrijmë.

A mund të hamendësoh­et një rikthim i Handanoviç­it?

Sinqerisht nuk e di, sot nuk mund t’i jap një përgjigje kësaj pyetjeje.

 ??  ??
 ??  ?? Ludogorets - Inter 0-2, zikaltrit festojnë suksesin
Ludogorets - Inter 0-2, zikaltrit festojnë suksesin
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania