Panorama Sport (Albania)

Gvozdenovi­ç: Sekreti i Tiranës është Egbo, derbi i pabesë

"Vetëm tifozët s’kanë ndryshuar, në kohën time mungonin kushtet"

- OLSI AVDIAJ

Ivan Gvozdenovi­ç rrëfen Tiranën e tij para derbit me Partizanin. Në një intervistë për "Panorama sport", ish-lojtari i Tiranës, Kukësit dhe Skënderbeu­t ka folur për ndeshjen e nesërme mes bardhebluv­e dhe të kuqve. Serbi është i bindur se ndeshjen do ta fitojë Tirana, edhe pse bardheblut­ë duhet të jenë me këmbë në tokë. Javën që shkoi Tirana mundi me përmbysje Kukësin në një ndeshje që te bardheblut­ë e etiketojnë si të çmendur. Ju si e komentoni atë fitore në 4 minutat e fundit?

Ajo ndeshje ndaj Kukësit ishte e çmendur. Me këtë duket se thashë të gjitha. Unë mendoj se Tirana ishte me një lojtar më shumë dhe në atë moment shtynë shumë përpara. Sulmuan jashtëzako­nisht shumë gjatë gjithë kohës. Morën përsipër një rrezik të madhe dhe fituan. Ky është mentalitet­i i vëllait tim, Egbosë. Ai mentalitet­in e tij e ka futur në ekip. Pikërisht, mentalitet­i fitues është çelësi i fitores së Tiranës në sfidën me Kukësin.

Kush e bëri diferencën në takimin me Kukësin?

Siç e thashë edhe më lart, gjithë skuadra, mentalitet­i i grupit dhe trajnerit bënë diferencën. Pashë të gjithë lojtarët e Tiranës që kishin uri për fitore dhe për të fituar kampionati­n. Kanë bërë shumë mirë dhe energjia pozitive është shumë e rëndësishm­e.

Këtë të premte luhet Tirana-Partizani, cilën shihni si favorite për të fituar takimin?

Tani është një derbi i ri, ndryshe nga të tjerët, derbin e fundit e fitoi Tirana dhe mendoj se psikologji­kisht bardheblut­ë janë më të qetë dhe kjo është shumë e rëndësishm­e për një ndeshje të madhe si ajo. Në derbi asnjë skuadër nuk është dhe nuk mund të thuhet se është favorite. Gjithçka është e hapur dhe ajo skuadër që do të jetë më e qetë, e përqendrua­r, do ta fitojë takimin. Ju nuk keni pasur fatin ta luani, por keni qenë ndihmëstra­jner në disa ndeshje... Çfarë emocionesh ju krijonte?

Po, është e vërtetë që nuk e kam luajtur ndeshjen si lojtar, por kam qenë si trajner i dytë dhe me të vërtetë ka qenë e jashtëzako­nshme. Atmosferë shumë e mirë, i gjithë stadiumi plot. Me atë lloj atmosfere, stadiumi plot është me të vërtetë ndeshja më e mirë që luhet në Shqipëri.

Kur përmendet derbi, çfarë ju vjen në mendje?

Kur mendoj për derbin, më shkon në mendje fundi i ndeshjes ose menjëherë pas këtij takimi. Sa shumë tifozë janë të lumtur kur ti fiton. Është diçka e brendshme. Ndihesh mirë dhe gjatë gjithë javës je në qejf, sepse je i pari në qytet.

Cila është arma e fortë dhe e dobët e Tiranës?

Nuk e njoh mirë Tiranën dhe skuadrën që ka këtë sezon për të thënë për pikat e dobëta dhe të forta të saj. Kur nuk e di, nuk është korrekte për të folur për atë që kanë dhe nuk kanë ekipet në fushën e lojës.

Cila është arma e fortë dhe e dobët e Partizanit?

Edhe për Partizanin është

e njëjta histori. Tirana ku ju keni luajtur disa vite është aktualisht në vendin e parë. Çfarë ka ndryshuar në këtë ekip?

Nuk është njëlloj kur kam luajtur unë dhe tani që flasim. Tani Tirana është më shumë grup dhe klub në të gjitha drejtimet. Kanë stadiumin e ri, kanë akademi të organizuar dhe po nxjerrin lojtarë të rinj, për të mos folur për gjërat e tjera. Kur unë luaja te Tirana, nuk i kishim këto lloj kushtesh. E vetmja gjë e përbashkët mes Tiranës sime dhe asaj aktuale është tifozëria. Ata nuk kanë ndryshuar. Janë të bukur, të mrekullues­hëm dhe

lojtari i 12-të i bardhebluv­e. Besoj dhe jam i bindur se Tirana tani është gati për të qenë e parë. Është koha e Tiranës. Kaq shumë mund të ndryshojë një trajner si Egboja, që Tirana nga vendet e fundit të dalë e para në klasifikim?

Sigurisht që po. Besoj se vëllai im Egboja është një nga arsyet përse Tirana është e para. Ka ndryshuar mentalitet­in e lojtarëve, ka bërë punë shumë të mirë, është serioz dhe profesioni­st. Ka afruar lojtarët me njëri-tjetrin për të marrë të gjitha pikët në të gjitha ndeshjet, gjë që bardheblut­ë nuk e kanë bërë në vitet e shkuara.

Cila prej dy skuadrave e fiton derbin?

Mendoj dhe besoj se do të jetë Tirana ekipi fitues.

Nëse Tirana fiton derbin, mund të themi që është për titull?

Nëse Tirana fiton derbin, nuk do të thotë se ka mbaruar gjithçka. Thjesht do të jenë në një pozicion të mirë dhe do të kenë avantazh për të qenë të parët, por nuk ka mbaruar.

Me çfarë merret tani Ivani dhe a e ndjek Superioren?

Kam qenë në Arabinë Saudite për më shumë se 9 muaj. Tani më në fund jam kthyer në Serbi dhe po punoj në shtëpinë time. Punova 5-6 vjet jashtë shtëpisë. Jam trajner i një skuadre në Ligën e Dytë, me shumë ambicie për të kaluar në Ligën e Parë. Skuadra është e mirë ashtu si edhe kushtet e stërvitjes. Për futbollin shqiptar kam respekt.

Më i bukur derbi në Beograd apo në Shqipëri?

Për mua është më i bukur derbi në Beograd.

Ruani kontakte me ndonjë në Shqipëri dhe a e mendoni rikthimin?

Kam shumë miq në Shqipëri dhe i ruaj kontaktet me ta. Në futboll nuk i dihet asnjëherë. Nuk mund të bësh plane. Ndoshta një ditë mund të rikthehem.

 ??  ?? Lojtarët e Tiranës U-17 duke festuar dje me trofeun FOTOT: F. HAZISLLARI
Lojtarët e Tiranës U-17 duke festuar dje me trofeun FOTOT: F. HAZISLLARI
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania