Panorama Sport (Albania)

Zhduket Ndeki, Skënderbeu në hall për senegalezi­n

Daja me dhimbje koke, as Krasniqi nuk është 100% gati

- LLAZI SARO

Skënderbeu shkon në Shkodër me një "mal" me probleme. Në një kohë që korçarët janë në kërkim të fitores së dytë radhazi dhe ngjitjes së mëtejshme në klasifikim, duhet t'u bëjnë ballë edhe mungesave. Burime të sigurta për "Panorama Sport" bëjnë me dije se trajneri Ilir Daja po vuan jo vetëm pezullimet prej kartonëve, por edhe prej rikuperimi­t të vonuar të disa lojtarëve. Për ndeshjen e fundjavës kundër Vllaznisë, bardhekuqt­ë nuk kanë të disponuesh­ëm Artim Pollozhani­n dhe Eni Imamin. Mbrojtësi "veteran" duhet të qëndrojë jashtë për këtë takim si pasojë e kartonit të kuq që mori ndaj Teutës, ndërsa tiranasi ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë. E megjithatë, ky mund të konsideroh­et si shqetësimi më i vogël. Me rikthimin pas 740 pokd ditëve të Bajram Jashanicës,

janë qetësuar ujërat.

GRIPI DHE DËMTIMET

Dilemat e trajnerit janë prezente për repartet e tjera. Kjo, për shkak të një viroze që ka prekur dy prej lojtarëve bardhekuq. Agon Elezi dhe Beli Lukaj kanë kaluar gripin dhe për pasojë po stërviten veçmas mes ushtrimeve të thjeshta dhe terapisë. Elezi rrjedhimis­ht mban peng mesfushën, pasi emergjenca në mbrojtje mund ta detyrojë Bruno Ditën të spostohet në prapavijë. Gjendja e shkupjanit do të vlerësohet sot, për të parë se si do të ndërtohet më pas reparti i mesfushës. Pezull është edhe sulmi, atje ku duket se Bregu dhe Gripshi presin të njohin se kush do të jetë shoku i tyre i repartit. Blerim Krasniqi ende nuk e ka kaluar në masën 100% dëmtimin e pësuar kundër Flamurtari­t dhe pavarësish­t minutave të marra ndaj Ti

ranës dhe Teutës, duket qartë se lojtari nuk është ende gati për të qenë titullar. Tërheqja e pësuar para disa javësh jep ende shenja shqetësues­e dhe kavajasi me shumë mundësi do ta nisë nga stoli. Tashmë do t'i takojë Ilir Dajës që të vendosë nëse do të jetë shkodrani

Belajdi Pusi që do të luajë në majë të sulmit apo ganezi Alfred Mensah.

ÇËSHTJA "NDEKI"

Problemet e Skënderbeu­t nuk kanë të përfunduar. Dihej që Zhan Ndeki i mungon ekipit në fushë prej 4 ndeshjesh (3 kampionat dhe 1 Kupë) dhe

shkak është bërë ai dëmtim që ka pësuar në rrëzë të kofshëve. Për të fundit herë ka luajtur me Laçin më 3 shkurt, ndërsa me Bylisin qëndroi vetëm në stol në sfidën pasardhëse të 8 shkurtit. Senegalezi ka afro dy javë që është larguar drejt Francës për të zhvilluar terapi

riaftësues­e dhe duhet të kthehej para pesë ditëve në Korçë, por nuk ka ndodhur kështu. 23-vjeçari ka njoftuar drejtuesit e klubit se ndien ende shqetësime, ndaj ka kërkuar që ta shtyjë kthimin për në Shqipëri edhe për disa ditë të tjera, pasi do t'i

duhet që të kryejë edhe disa seanca të tjera terapi. Pavarësish­t se justifikim­i deri diku mund të qëndrojë, "zhdukja" lë hije dyshimi. Ai konsideroh­et një lojtar tejet i rëndësishë­m për bardhekuqt­ë në sulmin korçar, ndaj edhe mungesa e tij ka shtuar stresin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania