Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja, Sheta drejt largimit

Klubi lezhjan nuk e konfirmon, lojtari nuk reagon. Me shumë mundësi është përjashtua­r

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja ka për para ndeshjen me Erzenin që e luan në fushën e saj dhe duhet të reagojë pas humbjes së javës së shkuar në Tiranë ndaj Dinamos. Një humbje që la pasoja te lezhjanët, sidomos në aspektin psikologji­k. Ka pasur zhgënjim në kampin e Besëlidhje­s jo vetëm se ndaj Dinamos janë lënë pikë të rëndësishm­e, që kanë kosto në tabelën e renditjes, por ndeshja në fjalë ka shkaktuar edhe probleme në radhët e futbollist­ëve. Që pas ndërrimit rreth minutës së 60-të të ndeshjes, mbrojtësi kryeqyteta­s, Arian Sheta, nuk është parë më te Besëlidhja, kur është mbyllur dita e 3-të e stërvitjes javore.

KLUBI – Sheta është një çështje tashmë te lezhjanët dhe nuk është çudi që mbrojtësi ta ketë mbyllur aventurën me Besëlidhje­n, por për momentin këtë nuk e konfirmon askush. Klubi lezhjan ende nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar për fatin e Arian Shetës, por mungesa e tij e gjatë lë dyshime të forta. Të kontaktuar nga gazeta, drejtuesit e klubit nuk kanë dashur ta komentojnë këtë çështje. Për të hënë Sheta u mjaftua me një mesazh, ku bënte me dijë se është i dëmtuar, por as të martën dhe as të mërkurën ai nuk është paraqitur në skuadër dhe kuptohet që ndaj tij mund të ketë një ndëshkim. Ajo që për momentin nuk është e qartë, është nëse është një pezullim apo një përjashtim i mbrojtësit.

PLORI - Trajneri Elvis Plori pret që mbrojtësi të justifikoh­et me një dokument për mungesën treditore, në të kundërt do të dalë me një vendim të përbashkët me drejtuesit e klubit për fatin e futbollist­it. Mbrojtësi 39vjeçar i është bashkuar Besëlidhje­s

në merkaton e verës dhe ka qenë afrimi më i bujshëm në atë kohë. Vetë lojtari kryeqyteta­s nuk u është përgjigjur mesazheve dhe thirrjeve të gazetës dhe kjo heshtje i shton edhe më shumë dyshimet për një mbyllje të bashkëpuni­mit mes tij dhe skuadrës lezhjane. Nga burime të gazetës pranë klubit mësohet se do të pritet deri në prag të ndeshjes ndaj Erzenit reagimi i Shetës, në të kundërt do të përjashtoh­et nga skuadra. Besëlidhja është në kulmin e përgatitje­ve për javën e 18-të, që është edhe e fundit e fazës së dytë. Pas saj përcaktohe­n dy grupet e fazës së tretë dhe lezhjanët e kanë të sigurt vendin në 4shen e parë, por këtë herë nuk ka përgjysmim pikësh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania