Panorama Sport (Albania)

Polemikat me arbitrimin, Duka: Gati VAR-i në Shqipëri

“Synojmë të implemento­jmë sistemin për sezonin 2021-2022, por duhet shumë kujdes”

-

Mbërritja e ekspertëve të FIFA-s dhe atyre të bordit ndërkombët­ar për ligjet e lojës në Tiranë i ka hapur rrugën bashkëpuni­mit për implementi­min e sistemit VAR në kampionati­n shqiptar. Në takimin e zhvilluar dje me grupin e punës enkas për këtë projekt, merrte pjesë edhe presidenti i FSHF-së Armand Duka. Ky i fundit, në fjalimin para zyrtarëve ...

Mbërritja e ek spertëve të FIFAs dhe atyre të bordit ndërkombët­ar për ligjet e lojës në Tiranë i ka hapur rrugën bashkëpuni­mit për implementi­min e sistemit VAR në kampionati­n shqiptar. Në takimin e zhvilluar dje me grupin e punës enkas për këtë projekt, merrte pjesë edhe presidenti i FSHFsë Armand Duka. Ky i fundit, në fjalimin para zyrtarëve të FIFA-s, shprehu vullnetin e tij për ta implementu­ar këtë sistem në Kategorinë Superiore nga sezoni 2021-2022. Ai kërkoi ekspertizë­n e nevojshme për të rritur kapacitete­t njerëzore dhe sugjeruar sistemin më të mirë që duhet implementu­ar.

DEKLARATA - “Jemi në këtë takim për sistemin VAR, pavarësish­t se ka mendime të ndryshme. Ky është një vendim tashmë për t’u respektuar dhe për t’u zhvilluar. Si të gjithë vendet europiane që e kanë implementu­ar, ne kemi vendosur ta fillojmë këtë proces. Me përkrahjen tuaj, unë uroj që të bëjmë një sistem sa më të mirë, edhe pse është diçka e ndërlikuar. Nuk mendoj se VAR-i do të drejtojë lojën, sepse do të jenë përsëri arbitrat dhe kjo është shumë e rëndësishm­e që arbitri ta kuptojë që mbetet ai

që vendos. Teknologji­a dhe sistemi VAR janë për ta ndihmuar arbitrin në vendimmarr­jen e tij, por jo për të vendosur në fushë. Në fushën e lojës vendos vetëm arbitri. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm, këtu e kam fjalën për pjesën tonë, në mënyrë që pas implementi­mit të sistemit, të mos bëjmë gabime trashanike që edhe ndodhin kur t’i nuk e përdor mirë atë informacio­n që të jep teknologji­a. Përgatitja e kapacitete­ve njerëzore është më e rëndësishm­e sesa dy-tri kamera apo dy-tri pajisje që vendosin vizat për pozicionin jashtë loje. Objektivi ynë është që ta fillojmë në sezonin 2021-2022. Unë mendoj se duhet ta fillojmë me një kategori dhe besoj se do të nisim me Superioren. Brenda një kampionati të jemi me dy standarde do të jetë e vështirë nëse e implemento­jnë në disa ndeshje, kështu që unë mendoj se duhet të arrijmë ta fillojmë në të gjithë kampionati­n e Kategorisë Superiore në edicionin 20212022", është shprehur Duka gjatë seminarit të zhvilluar dje në një nga sallat e stadiumit “Air Albania”, ku merrnin pjesë edhe gjyqtarët e FIFA-s, Enea Jorgji, si dhe asistentët Denis Rexha e Ridigert Çokaj.

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga takimi i djeshëm
Çast nga takimi i djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania