Panorama Sport (Albania)

Guardiola leksion Realit, Juventusi bie në Francë

Tusar i godet, italianët risjellin në kujtesë... Atletikon

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Nëse në Francë frikësohes­hin shumë lidhur me Koronaviru­sin që mund ta transferon­in 3000 tifozët e Juventusit në Lion, në fushën e lojës mbrëmjen e djeshme u duk totalisht e kundërta. Sepse në stadiumin transalpin u pa në skenë "Zonja e Vjetër" më e shëmtuar e sezonit, pasi as Kristiano Ronaldo dhe askush tjetër nuk provoi dhe nuk u pa shumë i lumtur për të provuar të fitonte një ndeshje, e cila nisi keq që në fillim. Prandaj, ashtu siç kishte paralajmër­uar edhe trajneri Mauricio Sarri ("nuk i zë besë Lionit"), Juventusi doli i mposhtur në fund, me rezultatin minimal 1-0, duke i komplikuar shumë vetes të ardhmen në Champions, ndonëse ka ende 90 minuta për t'u luajtur në Torino. Madje, për bardhezinj­të, ashtu sikurse edhe sezonin e kaluar, ndizet alarmi për të përsëritur një tjetër natë të madhe, si ajo ndaj Atletikos së Madridit me shokë, ku pikësëpari do të nevojitet një Ronaldo më i frymëzuar.

ZGJEDHJET

Sarri konfirmon skemën 43-3, me Dibalën si "9 fals" dhe Kuadradon përkrah Ronaldos, por në mesfushë habit zgjedhja për të lënë në stol si Matuidin, ashtu sikurse edhe Ramsejn nga minuta e parë, teksa i besoi trios Rabio-Pjaniç-Bentankur. Ndërkohë, për Kielinin, Khedirën e Duglas Kostën të rikuperuar, vetëm një stol shumë komod në tribunën VIP të stadiumit francez.

DUSH I FTOHTË

Ndeshja nis siç mund të mendohej, me Juventusin që merr që në fillim zotërimin e topit dhe Lioni që provon të godasë në kundërsulm. Madje, torinezët koleksiono­jnë edhe disa aksione të bukura në korsinë e majtë, teksa aksi Sandro-Rabio frymëzon shumë Ronaldon, por ky i fundit edhe pse gjen Kuadradon në shtyllën e dytë, kolumbiani nuk arrin në kohë për të devijuar në portë. Gjithsesi, skuadra e Rudi Garsias nuk ka frikë që të luajë hapur me kampionët e Italisë, përkundraz­i... Pasi fillimisht i tremb me Ekambin, duke goditur traversën, Lioni gjen golin e avantazhit në të 31-ën: talenti Auar, i cili kishte të gjithë vëmendjen e drejtuesve të Juventusit natën e djeshme, ka ditur se si t'i mahnisë, por në të njëjtën kohë t'u bëjë keq atyre, pasi fillimisht fluturon në korsinë e majtë, zbret në thellësi të zonës dhe pason për Tusar, të harruar vetëm në zonën e vogël të Sheznit,

pozicion nga ku mesfushori nuk mund të gabojë absolutish­t. Avantazhi i jep edhe më shumë xhiro motorit të Lionit, i cili pak sekonda më vonë çon dëm edhe golin e dyfishimit me Dembelenë (goditje shumë larg mbi traversë, nga pozicion ideal),

ndërsa për Juven mbyllet pjesa e parë e radhës në të cilën goditjet në kuadrat ishin sërish zero.

REAGIM... ZERO

Në fraksionin e dytë të lojës mendohej se do të ndizej ajo shkëndija bardhezi, e cila as që u pa thuajse kurrë. Sarri

nuk u beson syve për lojën e shuar që bën ekipi i tij dhe menjëherë thërret në stol një Pjaniç të fikur në vend të Ramsejt, por ky ndryshim nuk sjell asgjë më shumë sesa një goditje fluturimth­i të Dibalës, në qendër të zonës, me forcë, por pa saktësi. Ndryshimet e radhës shohin daljen e Kuadrados për Higuainin dhe atë të Rabiosë për Bernardesk­in, por edhe pse thuajse me 4 sulmues përpara, shtysa dhe rrethimi final nuk ofron më shumë sesa një goditje me kokë të Ronaldos, që ndalohet nga portieri Lopes, ndërsa

Higuain humb rastin ideal, i shërbyer nga Dibala. Këtij të fundit i anulohet edhe një gol (pozicion i drejtë jashtë loje), madje pretendon edhe një penallti, por ndoshta do të kishte qenë shumë për një skuadër që u kujtua të luajë vetëm në 15-20 minutat e fundit. Ndërkohë, Lioni jo vetëm që bëri të mundur hapin e parë drejt asaj që të gjithë e quanin një mrekulli, por tani do t'i mjaftojë që thjesht të mos humbasë në "Allianz Stadium", për të kompletuar një kryevepër. Fundja, tashmë i gjithë presioni është nga Juventusi...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania