Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA­T PËR DERBIN

-

NDESHJET – 155 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës nga viti 1947-2018 në të gjitha kompeticio­net: Kupë dhe kampionat.

BILANCI – Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 66 ndeshje, ndërsa bardheblut­ë numërojnë vetëm 41 fitore. 48 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.

GOLAVARAZH­I - 218 gola ka shënuar skuadra e kuqe përkundrej­t 169 të bardhebluv­e. Golat e fundit në derbi: Batha dhe Kobinah shënuan për bardheblut­ë dhe Jurgen Bradhi për të kuqtë në përballjen e 13 dhjetorit 2019.

DIFERENCA - 21 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave kanë përfunduar me këto rezultate: 12.10.13 Partizani-Tirana 1-0 (kampionat); 07.02.14 Tirana-Partizani 1-0 (kampionat), 22.03.14 PartizaniT­irana 1-1 (kampionat); 26.09.14 Tirana-Partizani 0-0 (kampionat); 08.12.14 Partizani-Tirana 2-0 (kampionat); 13.03.15 Tirana-Partizani 1-2 (kampionat); 04.05.15 Partizani-Tirana 2-2 (kampionat); 03.10.15 Partizani-Tirana 1-0 (kampionat); 07.12.15 Tirana-Partizani 0-0 (kampionat); 04.03.16 Partizani-Tirana 2-0 (kampionat); 04.05.16 Tirana-Partizani 2-2; 25.09.16 Partizani-Tirana 0-0 (kampionat); 0102.12.17 Tirana-Partizani 0-0 (kampionat); 20.02.17 Partizani-Tirana 2-1; 28.04.17 Tirana-Partizani 1-2 (kampionat); 28.09.18 Tirana-Partizani 0-1 (kampionat); 30.11.2018 Partizani-Tirana 2-1 (kampionat); 01.03.19 Tirana-Partizani 0-0 (kampionat); 12.05.19 Partizani-Tirana 2-1 (kampionat); 29.09.19 Tirana-Partizani 1-2 (kampionat); 13.12.19 Partizani-Tirana 1-2 (kampionat).

ISH-ËT – Pesë lojtarë do të kenë statusin e ish-ve në derbin e radhës që do të luhet më 28 shkurt. Erando Karabeci, Edvan Bakaj, Tefik Osmani, Idriz Batha, Agustin Torasa kanë pasur përvojat e tyre në të shkuarën te Partizani, ndërsa te të kuqtë Dorjan Kërçiku është lojtari i vetëm. Te Tirana statusin e ish-it e ka edhe zv.trajneri, Reinaldo Kalari.

HISTORIA - Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e kuq” fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri tani në derbi.

SHPAGIMI - Sakaq, më 22 shtator 1985, Tirana do t’i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur.

REZULTATI - Barazimi 2-2 është edhe rezultati që është sigluar më së shumti në ndeshjet derbi mes Partizanit dhe Tiranës, plot 29 herë në 48 barazime.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania