Panorama Sport (Albania)

Jonuz llogari prej kartonëve, formacioni mes pikëpyetje­sh

- Admir Uruçi

Në Shkodër nuk duan blof ndaj Skënderbeu­t. Ky 90-minutësh konsideroh­et përcaktues prej Vllaznisë, pasi me një fitore të mundshme do të kishin mundësi që të parakaloni­n korçarët dhe rrjedhimis­ht largoheshi­n zonës së "play out"-it. Vendi i 8-të nuk u jep aspak qetësi kuqebluve, ndaj për të shmangur "hijet" e një tjetër rënieje nga kategoria një trepikësh shihet si shpëtim. E lehtë nuk do të jetë kurrsesi dhe shkodranët e kanë më shumë se të qartë këtë. Kundërshta­ri nuk është më i fazës së parë, që e mposhtën me shifrat 4-0. Në javët e fundit ata kanë dëshmuar forcë dhe karakter, duke u marrë pikë ekipeve si Bylisi, Tirana dhe Teuta. Për këtë motiv, Mirsad Jonuz është duke ideuar strategjin­ë për ta kaluar me sukses këtë ndeshje. Por pengesat nuk i ka të vogla.

MUNGESAT - Mungesat mbeten një shqetësim i vazhdueshë­m për të. Kartonët janë kthyer zyrtarisht në një makth, pasi edhe këtë javë duhet t'i bëjnë llogaritë pa dy futbollist­ë. Mevlan Adili dhe Florind Bardulla morën të 4-tin të verdhë kundër Luftëtarit, ndaj nuk mund të luajnë këtë të shtunë. Stres më vete shkaktojnë edhe lojtarët që janë me nga 3 kartonë të verdhë. Dhe nuk janë pak që rrezikojnë, por 5. Behar Ramadani, Gilman Lika, Herald Marku, Ardit Krymi dhe Hygor Guimaraesh janë ata që duhet të ruhen. Vërtet trajneri maqedonas e quan përcaktues­e këtë përballje, por e di më së miri që kampionati nuk mbyllet në javën e 24-t. Ndaj, ka kërkuar sa më shumë kujdes prej futbollist­ëve që të shmangin ndërhyrjet e panevojshm­e, që do të sillnin të tjera mungesa për takimin pasues me Kukësin. Nuk do të ishte habi që tekniku të kursente ndonjë nga emrat e mësipërm, duke bërë ndonjë ndryshim në formacion kundër korçarëve. FORMACIONI - Skuadra mbylli ditën e tretë të stërvitjev­e për Skënderbeu­n, megjithatë ende nuk mund të thuhet me siguri se kush do ta nisë nga minuta e parë. Ka ndodhur shpesh që Jonuz ta ndryshojë formacioni­n pak orë para ndeshjes, gjë që mund të përsëritet. E megjithatë, referuar asaj që është provuar në fushë gjatë një loje brenda grupit, është krijuar një ide parapake për 11-shen. Porta edhe

këtë javë do t'i besohet Andreja Efremovit, i cili me sa duket e bindi trajnerin javën e fundit. Në mbrojtje do të rikthehet Gurishta djathtas, i cili e ka kaluar dëmtimin që e la në stol kundër Luftëtarit. Ai ndihet më mirë dhe e ka kaluar plotësisht atë dëmtim që kishte në shpinë. Në qendër të defensivës do të kthehet dyshja Malota-Shehi, që në fakt nuk janë bërë bashkë që prej ardhjes së Adilit në merkaton e dimrit. Për të kompletuar repartin, në të majtë do të vendoset Gligorov dhe Marku mund ta bëjë pushim, meqenëse ka tre të verdhë. Në mesin e fushës përkrah Krymit e Ramadanit pritet të jetë Hygor i rikuperuar gjithashtu, që do të bëjë lidhjen e mesit të fushës me sulmin. Pas sulmuesit Zhunior, në dy krahët e sulmit ndoshta do të jetë një pikë për t'u diskutuar. Lika e Shtubina mund të jenë zgjidhjet më të mundshme, por gjithsesi opsion mbetet edhe Sidorenko, i cili bindi kundër Luftëtarit me golin dhe formën e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania