Panorama Sport (Albania)

Nga Vlora në Prishtinë, Zeqaj: Më mirë në Kosovë

"Këtu investohet më shumë, në Superiore fiksohen me taktikën"

- ERMAL SIKA

Mes të larguarve nga Flamurtari në merkaton e janarit ishte edhe qendërmbro­jtësi vlonjat, Valdo Zeqaj. 24-vjeçari ndryshoi skuadër, por emri i saj ishte sërish Flamurtari. Bëhet fjalë për klubin nga Prishtina, që ka të njëjtin emër si ai vlonjat, teksa militon në Superligën kosovare dhe aktualisht pozicionoh­et në vendin e nëntë. Synimet e Flamurtari­t të Prishtinës janë të mbijetojë në elitën e futbollit kosovar. Atë që Zeqaj nuk arriti dot ta bënte si pjesë e kuqezinjve të Vlorës, tashmë kërkon ta arrijë në Kosovë. Ne një intervistë për "Panorama Sport", mbrojtësi që ka luajtur edhe për Luftëtarin, Vllazninë, Apoloninë dhe Besën në kampionati­n shqiptar, tregon pse vendosi të rikthehej në Kosovë, si dhe shpreh keqardhjen për gjendjen ku ndodhet ekipi vlonjat këtë sezon. Ai bën të ditur se vendimin për t'u larguar në janar e mori në kuadër të profesiona­lizimit dhe për të vijuar karrierën në një ekip tjetër ku ndihet më mirë. Sipas tij, aktualisht në futbollin kosovar po investohet më shumë

se në Shqipëri.

Nga Flamurtari i Vlorës tek ai i Prishtinës. Pse kjo zgjedhje?

Nuk më ndahet zemra nga Flamurtari (qesh). Është thjesht çështje profesiona­le, asgjë më shumë.

Si ndiheni në ekipin kosovar?

Këtu në ekipin e ri kam gjetur një atmosferë të mirë dhe lojtarë cilësorë. E kemi nisur me fitore, madje arrita të shënoja në ndeshjen e parë. Jam i bindur që do të bëjmë mirë si ekip në vazhdim për të arritur objektivin që kemi.

Ku ndryshon kampionati shqiptar nga ai kosovar?

Unë mendoj se diferenca e vetme është se në Superiore luhet më shumë taktikisht. Por, këtu në Kosovë është duke u rritur çdo vit niveli i lojës. Gjithashtu, edhe infrastruk­tura po përmirësoh­et, pasi ka njerëz që po investojnë shumë në futboll.

Cila ishte arsyeja kryesore që latë Vlorën?

Ne lojtarët, përveçse e adhurojmë futbollin, e kemi edhe profesion, prandaj duhet të bëjmë zgjedhjet që i shikojmë si më të mira për të vazhduar karrierën tonë. Si po i shikoni zhvillimet te Flamurtari, teksa shpresat për mbijetesë sapo vijnë dhe po shuhen...?

Flamurtari­n vazhdoj ta ndjek akoma. Me gjithë përpjekjet e bëra, nuk shikoj shpëtim për këtë sezon. Siç e dimë, ndeshjet në këtë fazë janë akoma më të forta dhe është shumë e vështirë të marrësh pikë me ekipet pretendent­e. Në këto kushte, shanset për të qëndruar në Superiore këtë sezon janë shumë të vogla. Nuk besoj se ka vlonjat që nuk i vjen keq për këtë situatë të cilat po kalon Flamurtari. Gjithsesi, unë uroj që klubi të ringrihet sa më shpejt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania