Panorama Sport (Albania)

Dy muaj pa fitore, Bylisi kërkon “kokën” e Flamurtari­t

Ballshiotë­ve nuk u falen gabimet në shtëpi

- Erjon Saliu

Ballshiotë­t janë në kulmin e përgatitje­ve për ndeshjen ndaj Flamurtari­t që do ta luajnë të shtunën në orën 14:00 në stadiumin "Adush Muça". Bylisi duket se po "dashurohet" me barazimet në këto ndeshjet e para të 2020-ës (katër të tilla radhazi). Megjithëse ballshiotë­t ende nuk kanë fituar një ndeshje në kampionat për vitin 2020, skuadra e Dovedanit tregon se nuk dorëzohet dhe lufton deri në frymën e fundit. Njësoj si ndaj Kukësit, edhe ndaj Partizanit, Bylisi u shkaktoi goditje të fortë në kampionat ekipeve për titull. Kjo tregon se skuadra mallakastr­iote është një kockë e fortë me të mëdhenjtë. Tashmë, ballshiotë­t kanë një ndeshje në shtëpi me Flamurtari­n e vendit të fundit, por që duhet vlerësuar edhe për faktin se vlonjatët nuk kanë se çfarë të humbasin dhe do të kërkojnë më të mirën në Ballsh... Është fakt tashmë që Bylisi ka më shumë se dy muaj që nuk fiton një ndeshje në kampionat. Suksesin e fundit në Superiore e ka për llogari të javës së 16-të ndaj Luftëtarin, 1-0 në Ballsh, pikërisht më 22.12.2019, ku vendosi një penallti e Saliu Guindo.

SITUATA - Ka sakrifikua­r kapiteni Murataj duke luajtur, edhe pse ka pasur një gjendje gripale para sfidës ndaj Partizanit. Ndërkohë që Ditmar Bicaj, edhe pse ka qenë në grumbullim me skuadrën ndeshjen e fundit, nuk ka qenë gati për shkak se ka pasur temperatur­ë të lartë. Kësisoj, trajneri Dovedan është detyruar që të bëjë lëvizje. Sikur të mos mjaftonin të dëmtuarit Ndreca dhe Peposhi në linjën e majtë, Bicaj i shtoi telashet e ballshiotë­ve. Kujtojmë se nga pjesa e parë e sezonit janë dëmtuar edhe titullarët Ymeralilaj e Antoni, pa harruar edhe

Goxhën e pezulluar nga Disiplina. Në Ballsh shpresojnë te rikuperime­t për të qenë më të plotë ndaj Flamurtari­t, por duket se do ta kenë mjaft të vështirë. As Ndreca e as Peposhi nuk do të jenë, ndërsa sërish Hadroj mund të luajë majtas. Vetëm Bicaj pritet që të jetë gati në ndeshjen e radhës me Flamurtari­n. Pas kësaj sfide, Bylisi ka dy ndeshje radhazi jashtë fushe, pikërisht me Laçin dhe Luftëtarin. Më pas në "Adush Muça" vjen Tirana. Pra, katër sfida që mbyllin fazën e tretë dhe Bylisi duhet ta ndajë "shapin nga sheqeri".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania