Panorama Sport (Albania)

Dëmtohet Isufi, pritet një Luftëtar ndryshe kundër Laçit

Mbrojtësi lëndon tendinën, mungon të shtunën

- Tomor Shehu

Në një kohë që Luftëtari vijon përgatitje­t për ndeshjen me Laçin, në seancën e së martës, mbrojtësi shkodran, Enes Isufi, pësoi një dëmtim në tendinën e këmbës së majtë. Në momentin e parë u mendua se bëhej fjalë për një dëmtim të lehtë për shtatlarti­n shkodran. Mirëpo, pas kontrollit që stafi mjekësor bëri, ka rezultuar një dëmtim jo i lehtë. Isufi pritet të mungojë ndaj Laçit të shtunën, por me shpresën që do të rikthehet në ndeshjen e javës tjetër. "Ndjeva dhimbje në tendinën e këmbës së majtë, ndaj dhe sot (dje) m'u desh të shkoj në Janinë për të bërë fizioterap­i. Me ndihmën e Zotit them të jem i gatshëm për ndeshje sa më shpejt. Megjithatë, jam në pritje të përgjigjes nga mjeku i skuadrës", deklaroi dje Isufi për "Panorama Sport". Shkodrani u afrua te Luftëtari në verën e vitit të kaluar pas aventurës me Skënderbeu­n. FORMACIONI - Luftëtari ka kryer seancën e radhës stërvitore dje në kompleksin "Fusha e Vjetër" në orën 11:30. Përveç Isufit, trajneri Neritan Novi i kishte në dispozicio­n të gjithë lojtarët. Kreu i ri i pankinës ka punuar më tepër taktikisht me skuadrën. Ai eksperimen­toi vendosje të lojtarëve me qëllim përzgjedhj­en e formacioni­t. Alternativ­at nuk mungojnë në

mbrojtje, pasi Dragoshi, Demo, Lala, Kukaj, Duka dhe Dushkaj do të jenë ata që do të luftojnë për katër vende. Më afër formacioni­t në prapavijë duken Dragoshi, Demo, Lala dhe Dushkaj, por kjo mbetet për t'u parë. Sa i përket mesfushës dhe sulmit, të gjithë lojtarët janë të gatshëm,

ndërsa pritet rikthimi si titullar i Gresild Likës dhe Erald Hysenit, të cilët munguan në ndeshjen ndaj Vllaznisë. Gjasat janë që Lika të bëjë rolin e qendërsulm­uesit, por kjo mbetet për t'u parë, në një kohë që alternativ­a për këtë pozicion janë Oshafi dhe Mehmetllar­i.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania