Panorama Sport (Albania)

Presidenti i FFK-së dënohet me 9 muaj burg

-

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej nëntë muajsh burg efektiv, që Gjykata e Shkallës së Parë, kishte dhënë ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi. Sipas asaj që raportonin dje mediat kosovare, Gjykata e Apelit ka njoftuar se i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokuroris­ë Themelore në Prishtinë dhe avokatëve mbrojtës. “A.A. dhe M.R. janë shpallur fajtorë nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë, për veprën penale të detyrimit në tentativë, nga neni 267 paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 20 dhe 23 të Kodit Penal të Kosovës(KPK) dhe janë gjykuar, i pari me dënim me burgim në kohëzgjatj­e prej 9 (nëntë) muajsh, ndërsa i dyti me dënim me burgim në kohëzgjatj­e prej 1 (një) viti. Gjykata e Apelit gjeti se aktgjykimi i ankimuar nuk është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitav­e të procedurës penale, nuk është shkelur ligji penal dhe se gjendja faktike është vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë. Apeli vlerësoi se dënimi i shqiptuar është në proporcion me shkallën e rrezikshmë­risë shoqërore të veprës penale, shkallën e përgjegjës­isë së akuzuarve dhe në funksion të qëllimit të përcaktuar me ligj”, thuhet në njoftimin e Apelit. Ndërkohë, Agim Ademi dhe Muharrem Rama akuzohen se gjatë periudhës kohore 12 korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar Dritëro Kadollin, duke e detyruar të njëjtin të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij, respektivi­sht të bëjnë përfitim të padrejtë në shumën prej 30.000.00 euro, apo një veturë të tipit “BMW X5”, e cila më pas pretendohe­j t’i dorëzohej kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, duke kryer veprën penale detyrimi në bashkëkrye­rje. Lidhur me këtë akuzë, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 5 korrik 2019, i kishte shpallur fajtorë Ademin dhe Ramën për veprën penale, detyrim në tentativë. Aktakuza ndaj Ramës dhe Ademit është ngritur më 14 janar 2014, në bashkëpuni­m të Prokuroris­ë Themelore të EULEX-it, me Prokurorin­ë Themelore në Prishtinë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania