Panorama Sport (Albania)

Mërgjyshi, i sinqertë: S’e prisja këtë ecuri të Apolonisë

Fierakët synojnë vetëm fitoren në Orikum të shtunën

- BUJAR RAMA

shtë lënë pas barazi mi me Devollin dhe Apolonia mendon rikthimin te fitorja në transfertë­n e vështirë të Orikut. Cila është gjendja e skuadrës? Çfarë pritet nga përballja e javës dhe përtej saj? Kujt i frikësohet më tepër kryepankin­a fierake? Është vetë trajneri Artan Mërgjyshi që flet për “Panorama Sport”.

Mërgjyshi, ndonëse e kishit paralajmër­uar si ndeshje të vështirë, ka qenë rezultat zhgënjyes barazimi me Devollin?

E kishim parashikua­r ndeshje të vështirë edhe nga objektivi i kundërshta­rit. Edhe në takimin e parë, pavarësish­t se fituam, gjithçka ishte e hapur. E dinim mirë që edhe këtë herë kjo skuadër do vinte me synime të qarta, por nuk mund të them “i zhgënjyer”, se futbolli i pranon të tria rezultatet. Më tepër them se jam i pakënaqur me rezultatin, por sidomos me interpreti­min e lojës në pjesën e parë. Krijuam raste, por sporadike, humbëm një penallti që mendoj se ndikoi negativish­t në psikologji­në e skuadrës. Në pjesën e dytë reaguam, ishim më agresivë, por na mungoi finalizimi.

Ku çedoi skuadra, në çfarë aspekti, çfarë nuk shkoi mirë?

Them se nuk ishim agresivë që në fillim. Kishim menduar ta nisnim ndeshjen me presing ultraofens­iv, por këtë nuk e bëmë në minutat e para. Nuk i treguam kundërshta­rit se ishim “zot shtëpie” dhe kishim objektiv për ta fituar ndeshjen. E lamë Devollin të futej në lojë dhe i krijuam mundësi të shprehte cilësitë që ka. Në teori e kishim përgatitur mirë këtë aspekt, por gabuam në praktikë. Veç kësaj, ndikoi presioni për ta fituar patjetër ndeshjen para publikut tonë, që ka 5 vjet që nuk ka qenë kaq i shumtë në numër në shkallët e stadiumit.

Gjithsesi, ky grup i ri ka një ecuri të jashtëzako­nshme me kaq rezultate pozitive radhazi. E prisnit këtë trend?

Për të qenë realist, jam optimist nga natyra dhe nuk trembem kurrë, as në situatën më të keqe, siç qe janari, ku nuk po merrnim lojtarët që dëshironim. Në çdo rast kam pasur besim te djemtë dhe ua kam përcjellë këtë frymë. Pse të bëhem hipokrit? Nuk e besoja se do arrinim 5 fitore dhe 1 barazim, pa llogaritur eliminimin e Luftëtarit në Kupë. Çdo gjë është realitet që nuk na e ka falur askush, e kemi merituar me djersë.

Ka një “delikt” sportiv tek Apolonia. Shumë futbollist­ë të dëmtuar i keni përfshirë si të gatshëm në stol në protokoll. Pse?

E kemi bërë për të mbajtur grupin të bashkuar. Janë lojtarë që kanë kontribuua­r gjysmën e parë të sezonit dhe përderisa rregullorj­a lejon që në protokoll të jenë deri në 23 lojtarë, e kemi parë të arsyeshme që skuadrën ta mbajmë të bashkuar. Ata japin moral nga stoli.

Veç Hysenshaha­jt të rikthyer, a mund të jenë gati shpejt të tjerët?

Po, janë bërë pjesë e grupit edhe Andoni me Omerin, të cilët në Orikum do të jenë pjesë e skuadrës. Ende nuk janë në gjendje optimale, por pas kësaj ndeshjeje do të përfshihen si alternativ­a të formacioni­t titullar.

Krahu i majtë i mbrojtjes vazhdon me probleme. Afruat Gurin në janar, por veç 1 ndeshje luajti. Blerje e dështuar apo ka probleme?

E kemi arnuar krahun e majtë të mbrojtjes, ashtu si dhe pozicione të tjera. Guri? Është afruar për të luajtur dhe ai nuk është mbrojtës tipik, por një lojtar më ofensiv. Duke parë ecurinë e mirë të Zogës, nuk ka pasur shumë hapësira për Gurin. Nuk mund të them se është blerje e dështuar, është lojtar i ri, me perspektiv­ë, por do kohën e vet për t’u përshtatur dhe për t’u bërë një vlerë e shtuar.

Oriku ndeshja e fundit e fazës, një skuadër që vjet e nxori Apoloninë nga gara dhe që tani kërkon katërshen e parë...

E respektojm­ë kundërshta­rin, siç kemi bërë gjithmonë. Ata kërkojnë realizimin e objektivit të tyre, kanë lojtarë me shumë eksperienc­ë që kanë luajtur dhe në Superiore, por do të jetë “ndeshja jonë”, sepse vendos jo pak për fatet e sezonit. Kërkojmë veç fitoren, s’kemi rrugë tjetër.

Cilit kundërshta­r nga gjithë grupi i trembet më tepër Mërgjyshi?

Askujt veç Apolonisë! Nëse skuadra shfaq vlerat më të mira të saj, nuk kam frikë prej askujt. Euforisë që i druhesha dikur, mendoj se nuk ka vend tani. Skuadra po piqet përherë e më shumë, pavarësish­t moshës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania