Panorama Sport (Albania)

Bulqiza kryeson e vetme, derbi bregdetar mbyllet në "paqe"

- BULQIZA

Me dy ndeshjet e luajtura dje në mesditë, në Qendrën Kombëtare Sportive të Kamzës, ka çelur siparin java e dytë e Kategorisë së Tretë. Dy skuadrat bregdetare, Divjaka dhe Labëria e Vlorës, kanë barazuar 1-1. Por, pavarësish­t se kjo ndeshje ka përfunduar me një rezultat "paqësor", në fushë ka qenë ndryshe. Është zhvilluar një ndeshje e fortë, madje edhe me ndërhyrje shpesh të rënda dhe ka pasur edhe momente nervozizmi. Golin e parë e kanë shënuar "labët" në minutën e 31-të, kur Zeqiri lëshoi një "predhë" nga rreth 35 metra distancë. Në fraksionin e dytë të ndeshjes, lojtarët e Divjakës kanë ndryshuar taktikë dhe janë bërë më kërkues derisa në minutën e 81-të kanë barazuar me anë të golashënue­sit të përhershëm, Kiptiu.

- Në ndeshjen e dytë, Kinostudio dhe Bulqiza kanë dhuruar spektakël. Kjo, edhe për faktin se në përbërje kanë lojtarë cilësorë që luajnë bukur dhe kombinojnë mes tyre. Skuadra bulqizake këtë sezon ka synime për t'u ngjitur në Kategorinë e Dytë dhe kësisoj trajneri Hakik Çekiçi ka krijuar një grup të fortë. Pasi mundi 6-0 Osumin javën e kaluar, Bulqiza ka fituar edhe ndeshjen e djeshme me Kinostudio­n, por e ka pasur mjaft të vështirë. Një dopietë e Carës i ka dhënë tri pikët kësaj skuadre, ndërkohë që për Kinostudio­n shënoi Anjez Gjonpalaj golin e vetëm. Bulqiza është për momentin skuadra e vetme që ka 6 pikë të plota, me 2 fitore.

Ditën e premte do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera të javës së dytë. Pirust përplaset me Valbonën, ndërsa Shkëndija e Tiranës me Osumin e Urës Vajgurore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania