Panorama Sport (Albania)

Volej, Erzeni tregon muskujt ndaj Tiranës

Sfidat e tjera, fitojnë Skënderbeu, Studenti e Vllaznia

-

Java e 13-të e volejbolli­t për meshkuj nuk ka of ruar surpriza, por ndërsa Partizani ishte pushim, ka qenë Erzeni që u ka dhënë një sinjal të fortë dhe në distancë pretendent­ëve për titull dhe rivalëve për Kupën e Shqipërisë. Ndërkohë, Teuta dhe Elbasani vazhdojnë të konfirmohe­n thjesht pjesëmarrë­se, teksa janë dorëzuar përballë Studentit e Vllaznisë, ndërsa edhe në duelin Skënderbeu-Farka u regjistrua një sukses më i lehtë nga çfarë pritej për korçarët. ERZENI - TIRANA

Erzeni konfirmohe­t një rul, pasi nuk ka ndërmend që të ndalë serinë e tij të fitoreve në volejboll për meshkuj. Pasditen e djeshme, skuadra e Arben Sakos ka ofruar një tjetër paraqitje madhështor­e duke mundur lehtësisht Tiranën me rezultatin 3-0 me sete. Nëse në të parin dhe në të dytin nuk e vunë asnjëherë në diskutim triumfin, duke i fituar respektivi­sht me shifrat 25-19 dhe 25-12, në të tretin, edhe pse Tirana pati disa raste ku kaloi në epërsi, sërish shijakasit ditën se si të marrin në dorë lojën, të përmbysin situatën në favor të tyre dhe të mbyllin shpejt llogaritë me kryeqyteta­sit. Me këtë sukses Erzeni jo vetëm që konsolidoi vendin e parë në renditje, ndërsa Tirana mbetet gjithsesi në katërshen e parë që të dërgon në “play off”, skuadra e trajnerit Arben Sako e shfrytëzoi këtë takim edhe si një stërvitje “luksoze”, në pritje të finales së Kupës së Shqipërisë dhe trofeut të parë sezonal, më 1 mars, kundër Partizanit. R.Gjini TEUTA - STUDENTI

Teuta vazhdon me serinë e humbjeve në kampionat. Kësaj radhe durrsakët u mposhtën nga Studenti në shtëpi me shifrat e pastra 3-0. Që në setin e parë kryeqyteta­sit filluan shkëputjen e menjëhersh­me, e cila në një moment u fiksua në 10:19, për t’u përmbyllur në 15:25. Dy setet pasuese janë disi më të ekuilibrua­ra, por që nuk prodhojnë surpriza, pasi Studenti shkon i sigurt drejt fitores së pastër në të tria setet. R.Gjini SKËNDERBEU - FARKA

Pasi mposhti pesë ditë më parë Tiranën, Skënderbeu likuidon një tjetër skuadër kryeqyteta­se. Korçarët fituan dje pastër ndaj rivalëve të Farkës me rezultatin 3-0, duke marrë një tjetër sukses të rëndësishë­m për zonën “play off”. Sfida e zhvilluar në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” u dominua nga pika e parë e deri në të fundit nga ekipi i trajnerit Pandi Kapedani, i cili e mbylli llogarinë e ndeshjes në një hark kohor prej 1 orë e 13 minutash.

Skënderbeu i fitoi dy setet e para me rezultatin e njëjtë 2517, ndërsa në setin e tretë edhe pse Farka tentoi të reagojë, ishin sërish “Ujqërit” që u treguan shumë më të saktë në pikët finale, duke triumfuar me shifrat e ngushta 25-22. Llazi Saro

VLLAZNIA – ELBASANI Për ta kompletuar ditën e fitoreve bindëse, 3-0, ka menduar edhe Vllaznia përballë Elbasanit. Në Shkodër ka qenë një luftë e vërtetë sportive, me të dyja skuadrat që kanë luajtur pikë më pikë në çdo set, por në fund kanë qenë gjithmonë kuqeblutë që janë treguar më cinikë dhe më të zotë për të mbyllur jo vetëm secilin prej seteve, por edhe ndeshjen që zgjati për 1 orë e 17 minuta. Falë këtij suksesi, Vllaznia vazhdon që të mos dorëzohet për zonën “play off”. S.Nikshiqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania