Panorama Sport (Albania)

NOTAT E JUVES

-

SHEZNI 6 - Nuk ka faj në golin e pësuar. Por nuk duhet të bëjë asnjë pritje tjetër gjatë ndeshjes.

DANILO 5 - Në pjesën e parë Lioni pushton korsinë e tij, siç tregoi edhe rasti i golit të pësuar. Braziliani zgjohet në pjesën e dytë, kur shihet shpesh në sulm, por nuk mjafton.

DE LIGT 6 - Si pasardhësi i denjë i Kielinit, del nga fusha me një plagë të rëndë në kokë, moment në të cilin Juventusi pëson. Prova e tij ishte pozitive, ndonëse shpejtësia e Dembelesë e vuri në vështirësi.

BONUÇI 5.5 - Pak i saktë, por vazhdoi të këmbëngult­e për pasimet e gjata. Në pjesën e dytë përmirësoh­et, por thjesht ishte jashtë ritmit normal që ka mësuar tifozët.

SANDRO 5.5 - Shumë keq në pjesën e parë, ku driblohet thuajse në çdo rast. Në të dytën shton vetëm pak më tepër grintë, por asgjë mahnitëse.

BENTANKUR 6 - Më shumë sesa të mbrojë, detyra e tij është që të mbështesë trion e sulmit, por pas daljes së Pjaniçit ka më shumë hapësirë veprimi dhe loja e tij nis të shkëlqejë.

PJANIÇ 4.5 - Imazhi i turbullt i dy muajve të fundit. Një gjysmëmasa­kër: i pasaktë, banal, i ngadaltë. Edhe 61 minuta ishin shumë për atë. Në të 61-ën Ramsej (nota 6), me uellsianin që i jep ritëm dhe kurajo ndeshjes, por i mungoi hapësira për të vënë në zbatim teknikën e tij.

RABIO 4 - Të gjesh një sinonim negativ për të përshkruar lojën e tij është e vështirë... Një thes me miliona që lëviz shumë keq në fushë: nuk mbron, nuk sulmon, nuk rrit ritmin, nuk driblon, nuk godet portën. Shkurt, nuk mund të luajë titullar në këtë Juventus. Në të 78-ën Bernardesk­i (pa

notë), me Federikon që bën po aq keq sa Rabio.

KUADRADO 5 - Një sozi e shëmtuar e ndeshjeve të fundit. Krosime të dobëta, nuk driblon asnjëherë kundërshta­rin, shumë gabime. I kishte ardhur benzina në fund... Në të 70-ën Higuain (nota

5.5), me argjentina­sin që gjeti në këmbët e tij rastin më të pastër për gol dhe e goditi më keq se ç'mundej. Gjithsesi, vuri në alarm mbrojtjen e Lionit, duke hapur linjat e zonës së rreptësisë.

DIBALA 6 - Nuk shkëlqeu, por u vu në shërbim të skuadrës. Në pjesën e dytë bëri gjithçka për të shënuar dhe për të vënë në dispozicio­n goli të tjerët, por nevojitej më shumë ligësi e ftohtësi nga Paulo.

RONALDO 5.5 - Aksionet më të rrezikshme të Juves nisin nga ai, por mjafton të shohësh goditjen e parë kur zbret në zonë, në pjesën e parë për të kuptuar se do të ishte një natë e errët për CR7-ën.

Trajneri SARRI 5 - Do të themi vetëm kaq: Alegri i kishte mësuar tifozët e Juves me mbrëmje të tjera europiane.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania