Panorama Sport (Albania)

Sarri: Bëmë shumë gabime, që s’dua t'i shoh ndaj Interit

-

Juventusi nuk diti thuajse kurrë se si të lëvizte sferën në drejtimin e duhur dhe diçka të tillë e pranoi edhe trajneri Mauricio Sarri, përpara mikrofonav­e të rrjetit "Sky Sport", pas ndeshjes së djeshme me Lionin. 61-vjeçari nuk ishte aspak i lumtur me paraqitjen e bërë, sepse sipas tij thuajse asnjë nga lojtarët bardhezi nuk bëri lëvizjet që ai i kishte kërkuar.

NDESHJA - "Në pjesën e parë bëmë një shpërndarj­e topi qorrazi, prandaj pësuam shumë nga kundërshta­ri. Në fazën mbrojtëse na mungoi ligësia dhe agresivite­ti, - bën hyrjen e tij Sarri. - Në rastin e golit të Lionit ishim edhe disi të pafat, duke qenë se De Ligt ishte jashtë fushës së lojës. Në pjesën e dytë, bëmë diçka më mirë, por kurrsesi atë që nevojitet për të fituar një ndeshje në Champions. Unë te lojtarët e mi vazhdoj të këmbëngul në mbajtjen e topit në lëvizje me sa më shumë shpejtësi që të jetë e mundur, por me sa duket këtë që unë dua, nuk paskam arritur ende ta transmetoj siç duhet. Duhet të punoj ende shumë". NERVOZIZËM - Në pjesën e parë, skuadra u pa në disa raste shumë nervoze, por më shumë sesa lojtarët, i tërbuar ishte pikërisht trajneri i Juventusit. "Nuk isha aspak i kënaqur për mënyrën se si po luanim topin. Por më keq sesa kjo, shumë, për të mos thënë të gjithë, gabonin lëvizjet që unë i kisha kërkuar të bënin në fushë, për të kapur në befasi Lionin. Dhe këto gjëra nuk më pëlqejnë aspak".

BONUÇI-MATUIDI - Lidhur me konfrontim­in mes Bonuçit dhe Matuidit gjatë nxehjes, përpara ndeshjes, Mauricio Sarri deshi që ta driblojë pyetjen e gazetarëve: "Unë nuk isha në fushë, por ndihmësit e mi më thanë se nxehja kishte shkuar shumë mirë. Madje, gjatë saj dhe atyre pak minutave stërvitje, e kishim lëvizur topin shumë shpejt, ashtu siç kisha kërkuar unë, gjë që më mbrapa nuk arritëm ta bëjmë në lojë".

PAK NË THELLËSI - Në pritje të ndeshjes me Interin, Sarri i ka të qarta idetë, se çfarë nuk duhet bërë në duelin për titullin, nga ana e lojtarëve të tij. "Ne e nisëm ndeshjen duke zotëruar lojën,

por nuk i dhamë asnjëherë ritëm të lartë. Lioni na lejoi që të bënin lojën tonë dhe nuk na bëri presing lart, por pikërisht duke mos shtuar shpejtësin­ë në lojë, është shumë kollaj për kundërshta­rët tanë që të na lexojnë lëvizjet. Pikërisht këtë nuk duhet të bëjmë kundër Interit dhe në vazhdim. Nëse kërkon që të jesh i rrezikshëm, duhet të sulmosh

dhe të pushtosh intensivis­ht thellësinë e zonës rivale. Ndryshe, nuk bëhesh i rrezikshëm, nuk i shkakton plagë kundërshta­rit dhe këto janë disa aspekte që neve na munguan me Lionin, por nuk duhet të na mungojnë kundër Interit dhe çdo ndeshjeje tjetër në vazhdim, deri në fund të sezonit", u shpreh trajneri Sarri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania