Panorama Sport (Albania)

Bonuçi ngre pluhur: Që në nxehje situata nuk dukej e mirë

"Dukej se mungonte përqendrim­i, tani kokën tek Interi"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Leonardo Bonuçi, me Xhorxho Kielinin që i kishte lënë trashëgimi­në e shiritit të kapitenit edhe në mbrëmjen e Champions-it, postsfida e humbjes me Lionin ngre edhe një pluhur të rrezikshëm, duke dëgjuar fjalët e mbrojtësit. Kujtojmë se pikërisht numri 19 bardhezi ishte ai që në finalen e vitit 2017 u fajësua se kishte pasur një sherr në dhomat e zhveshjes me disa prej shokëve të skuadrës, i cili theu dhe ekuilibrat e pjesës së dytë ndaj Realit të Madridit, por në të njëjtën kohë e shtyu që të transferoh­ej te Milani. Por me sa duket edhe dje, ishte Bonuçi në qendër të një ndeshjeje vërtet të shëmtuar, por këtë herë qendërmbro­jtësi lëshon alarmin se nuk ka përqendrim dhe një grup të bashkuar, përpara startit të ndeshjes: "Edhe njëherë tjetër i dhuruam kundërshta­rit një pjesë të plotë loje. Lioni bëri çfarë deshi me ne në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, francezët nuk goditën asnjëherë në portën tonë, sepse shpejt nisi që të dilte në pah Juventusi i vërtetë. Ndoshta, në momentin e golit të Lionit dolëm të gjithë paksa jashtë orbite, duke qenë se ata na goditën në momentin që mbetëm me 10 vetë dhe pa De Ligtin reparti i mbrojtjes u la në harresë, por më shumë se kjo më bezdisi një fakt tjetër... Çfarë? Që në nxehje u duk qartë se jo të gjithë 18 lojtarët, titullarët dhe pankinarët, që ishim të grumbullua­r për këtë

ndeshje, ishin të përqendrua­r. Kjo u vërtetua sidomos në pjesën e parë, pasi repartet qëndronin shumë larg mes tyre dhe askush nuk kishte dëshirë të ndihmonte askënd. Unë i ulërita Matuidit? Jo, nuk tërhoqa vëmendjen. Thjesht e pashë që nuk dukej shumë i

lumtur që ishte lënë në stol dhe i thashë se duhej të përqendroh­eshim, por me sa duket nuk ishim në 45 minutat e para, - vazhdon Bonuçi, i cili shpreson që Juventusi të reagojë sa më fort kundër Interit. - Tani duhet të bëjmë vlerësimet tona dhe ta analizojmë këtë disfatë me qetësi. Kohë për të përgatitur dhe menduar për ndeshjen e kthimit me Lionin do të ketë plot, por ndërkohë të përqendroh­emi te dueli i të dielës kundër Interit, pasi edhe kjo është një ndeshje të cilën nuk mund ta gabojmë absolutish­t".

 ??  ??
 ??  ?? Momenti kur Bonuçi i ulëret Matuidit gjatë nxehjes
Momenti kur Bonuçi i ulëret Matuidit gjatë nxehjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania