Panorama Sport (Albania)

Isko iluzionon Realin, Siti përmbysje madhështor­e

De Bryjne magjik, në “Etihad” duhet mrekulli pa Ramosin

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ishte në ajër prej kohësh dhe shumë ishin gati të vinin bast për suksesin e Sitit në Madrid: “Pas skualifiki­mit nga UEFA janë më të karkikuar”, dhe kishin të drejtë. Anglezët mundin 2-1 për herë të parë Realin dhe hedhin një hap të rëndësishë­m drejt çerekfinal­eve të Champions-it. Guardiola mposht Zidanin: i habit të gjithë me lënien jashtë të Agueros dhe zgjedh modulin 4-2-4, godet me ndërrimin e Sterlingut në vend të Bernardos në momentin vendimtar të ndeshjes dhe menaxhon më së miri tensionin e një stadiumi dhe qyteti që e urren. Bilanci i tij kundër Realit bëhet më solid: 10 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje. Kapiteni i Sitit në këtë përmbysje historike është De Bryjne: më i miri në fushë me një asist dhe gol.

BENZEMA – Siti prezantohe­t agresiv, Reali është më i kujdesshëm. Surpriza vjen nga statistika­t e fundit të pjesës së parë: 53% zotërimi i topit nga spanjollët. Kampionët e Anglisë sulmojnë për linjat vertikale, por duhet pritur minuta e 21-të për të parë asistin e De Bryjnes: goditja e Zhezus ndalet nga Kurtua. Mahrez shkel në të gjithë fushën, problemi është se është gati ta marrë topin edhe në dhomën e zhveshjes: në 25’ rrezikon shumë në mbrojtje. Krosimi i Mendisë në 30’ është perfekt, shkëputja e Benzemasë me kokë fantastike, por Ederson bën kryevepër me dorën e djathtë. Në 33’ ndërrimi i parë: Laport dëmtohet, hyn Fernandinj­o. Rast fantastik për Sitin për të shkuar në pushim në avantazh: Zhezus godet, por Kasemiro shpëton mbi vijën fatale.

ISKO – Rinis ndeshja dhe ka një ritëm tjetër. De Bryjne arratiset në kundërsulm në 50’ dhe shërben Mahrezin, goditjes së algjeriani­t i mungon saktësia. Ai provon sërish, por Kurtua është i kujdesshëm. Kthesa vjen pas një ore lojë: gabim në kundërsulm i Sitit, Vinicius rrëmben topin, Uoker dhe Fernandinj­o gabojnë dhe Isko ka gjithë kohën e mundshme për ta dërguar topin në rrjetë. Guardiola duartroket skuadrën e tij, por në 72’ Ramosit i shmanget festa nga devijimi i Fernandinj­os.

PËRMBYSJA – Në 5 minuta gjithçka përmbyset. Hyn Sterling, del Bernardo dhe Siti në 78’ barazon: numër i De Bryjnes, krosim për Zhezus dhe braziliani me kokë

mposht Kurtuanë. Reali proteston për një shtyrje ndaj Ramosit, por për VAR-in është gjithçka e rregullt. Në 83’ Sterling pengohet në zonë nga Karvahal dhe Orsato nuk ka dyshime. Moviola nuk ndërhyn dhe De Bryjne hedh nga krahu tjetër

Kurtuanë. Goditje fatale për vendësit që në 86’ humbasin edhe Ramosin për faullin ndaj Zhezusit të nisur drejt porte. Një mungesë që e shton vështirësi­në e misionit të rekordmenë­ve të Europës për të bërë mrekullinë në “Etihad” më 17 mars.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania