Panorama Sport (Albania)

De Bryjne: Pep na surprizon edhe ne

-

Për lojtarin më të mirë të ndeshjes, formacioni që hodhi në fushë Guardiola ishte surprizues edhe për të. “Bëmë një nisje shumë të mirë. Vuajtëm në 15 minutat e para, por duhet të kalosh përmes stuhisë. Ishte një pjesë e parë e barabartë. E nisëm të dytën shumë mirë. Goli i tyre erdhi në një moment të keq për ne. Po dominonim. Përgjigjja jonë ishte e shkëlqyer. Ishte një gol i bukur nga Zhezus. Në katër vite me Guardiolën kam mësuar se ai surprizon ndonjëherë. Ndonjëherë futbollist­ëve nuk u thuhet deri në momentin e ndeshjes se çfarë duhet të bëjnë. Kishte disa momente të mira dhe disa më pak të mira. Në një ndeshje me kaq cilësi sa kjo duhet të vuash nganjëherë. Kemi bërë vetëm gjysmën e rrugës. Pas tri javëve kemi një ndeshje të rëndësishm­e në shtëpi. Tani duhet të rikuperojm­ë forcat për finalen e së dielës (Në Kupën e Ligës kundër Aston Vilës)”, tha mesfushori belg për të cilin trajneri që e votoi më të mirin në fushë, Roberto Martinez, tha: “Ishte në qendër të çdo kërcënimi sulmues për Sitin. Pozicionim­i i tij i zgjuar te topi i lejoi Sitit që të krijonte avantazhe numerike gjatë gjithë fushës”.

ZHEZUS – Ndërsa për Gabriel Zhezusin aktivizimi në krah të sulmit të Sitit nuk është një risi. Ai e vuri në vështirësi të mëdha Karvahalin me shpejtësin­ë e tij, ashtu siç fitoi edhe duelet më të rëndësishm­e të ndeshjes me Ramosin. “Në akademinë e Palmeirasi­t unë kam luajtur si sulmues krahu dhe më pas u bëra sulmues qendre. Por unë zbres në fushë për të ndihmuar shokët e skuadrës. Nuk ka rëndësi nëse do të më duhet të vrapoj në sulm apo mbrojtje. Unë duhet të ndihmoj shokët. Po mësojmë shumë dhe ndonjëherë duhet të luajmë jashtë rolit”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania