Panorama Sport (Albania)

Zidan: Do të shkojmë në Mançester dhe fitojmë atje

“Na duheshin vetëm 10 minuta më shumë përqendrim”

-

Zinedin Zidan fajëson atë rënie përqendrim­i të skuadrës së tij për 10 minuta, e cila solli përmbysjen e rezultatit nga Mançester Siti, por humbën edhe kapitenin Serxho Ramos: "Bëmë 75 minuta të mira. Jemi të zemëruar me humbjen, por kjo është një ndeshje që zgjat 180 minuta. Tani duhet të shohim anët pozitive. Nuk ka shumë të tilla sa i përket rezultatit, por bëmë një ndeshje të mirë, përveç minutave të fundit. Tani duhet të shkojmë atje dhe të fitojmë. Na duheshin vetëm 10 minuta më shumë përqendrim në një ndeshje të vështirë dhe në fund e paguam. Bëmë gabime që na dëmtuan. Kishim nevojë për 90 minuta përqendrim­i total, veçanërish­t ndaj një skuadre si Mançester Siti. Por kjo është vetëm gjysma e rrugës dhe tani është e thjeshtë, duhet të shkojmë në Mançester dhe fitojmë". Trajneri i Realit pranon gabimet në mbrojtje: "U bënë gabime, por ato janë pjesë e futbollit". Por ai nuk pranon të bëjë polemika për gjykimin: "Arbitri më tha se nuk kishte asnjë kontakt mes Zhezusit dhe Ramosit te rasti i golit dhe kaq mjafton. Ato që më trishtojnë janë gabimet tona. Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer dhe nuk meritonim të humbnim. Nuk e di nëse ishim ne apo Siti skuadra më e mirë në fushë, por atje ishin dy skuadra të shkëlqyera. Tani duhet të rikuperojm­ë forcat dhe përgatitem­i për ndeshjen kundër Barcelonës. Të dielën pres që tifozët në vijnë dhe na ndihmojnë". Në fund ai komentoi edhe vendimin për të mos aktivizuar Toni Krosin: "Ai është një futbollist shumë i rëndësishë­m për ne, por ky ishte vendimi. Nuk ka asgjë kundër Tonit, i cili po luan shumë mirë. Por ne i kishim të gjithë futbollist­ët në dispozicio­n dhe unë zgjodha të luaj me këtë skuadër. Në Mançester do të jemi pa Ramosin? E dimë çfarë duhet të bëjmë. Duhet të shkojmë atje dhe luajmë për të fituar. Shpresojmë që të shkojmë atje me një seri rezultates­h pozitive".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania