Panorama Sport (Albania)

Pep: Nëse ka një ekip që e përmbys, është Reali

“I studiova 10 ditë dhe i analizova me futbollist­ët”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Pep Guardiola u bë trajneri me më shumë fitore në fazën me eliminim direkt në Champions (28), duke parakaluar Ançelotin, Murinjon dhe Fergusonin. Por mjeshtri katalanas, pasi vlerëson prezencën e skuadrës së tij në një stadium si “Bernabeu”, thotë se asgjë nuk ka mbaruar. “Ne u përpoqëm që të vinim këtu dhe ta fitonim ndeshjen. Dhe ia dolëm. Por kjo është vetëm pjesa e parë. Nëse ka një klub që mund ta përmbysë këtë situatë, ai është Reali. Pësuam një gol kur ishim në momentin tonë më të mirë. Kur ata ishin më mirë, ne shënuam. I tillë është futbolli. Më kujtohet çerekfinal­ja e disa sezoneve më të parë në ‘Anfield’ kur luanim jashtëzako­nisht mirë dhe Liverpuli shënoi me të gjitha goditjet në kuadrat”, tha tekniku i Mançester Sitit, i cili komentoi edhe dëmtimin e Laport: “Pas 5 muajve i dëmtuar, në një skenar si ky është një ndeshje shumë kërkuese. Fernandinj­o e zëvendësoi shumë mirë. Jam shumë krenar. Ky është vetëm hapi i parë, nuk ka mbaruar. Ne mund ta shijojmë momentin. Të dielën

kemi një finale (Kupa e Ligës). Do të vazhdojmë rrugën tonë në Premier Ligë dhe përgatitem­i për ndeshjen e kthimit kundër Realit”. Penalltitë janë kthyer në një makth për “Qytetarët” këtë sezon, por Kevin De Bryjne e mori këtë përgjegjës­i dhe e ekzekutoi me gjakftohtë­sinë e një kapiteni: “Kevin i ka praktikuar penalltitë dhe tregoi personalit­et dhe përkushtim. Dhe unë i

them ‘faleminder­it’, jo vetëm Kevinit, por të gjithë atyre që kanë ekzekutuar këtë sezon, ata që kanë shënuar dhe jo. Duhet guxim. Kurtua ishte fantastik. Jemi të avantazhua­r, sepse shënuam dy gola në transfertë. Pushuam për 10 ditë dhe unë pashë të gjitha ndeshjet e Realit dhe u dhashë shumë informacio­ne lojtarëve të mi. Valverden nuk e njihja deri këtë sezon”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania