Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA­T

-

- Serxho Ramos ka luajtur më shumë ndeshje në Champions se çdo futbollist tjetër në kompeticio­n (124) dhe në secilën prej tyre ka qenë titullar, duke thyer rekordin e Xhanluixhi Bufonit (123).

- Por kapiteni i Realit u ndëshkua me kartonin e katërt të kuq në karrierën e tij në Champions, duke barazuar rekordin e Ibrahimovi­çit dhe Davidsit, lojtarët me më shumë kartonë të kuq në historinë e kompeticio­nit. Ramos gjithsesi është mbreti i kartonëve të kuq direkt (3). Për mbrojtësin ishte kartoni i kuq numër 26 në karrierë.

- Reali bëri vetëm 3 goditje kundër Sitit në pjesën e parë, numri më i ulët në harkun e 45 minutave të para në një ndeshje të Champions-it në shtëpi që prej nëntorit 2013, kundër Gallatasar­ajit (gjithashtu 3).

- Isko shënoi golin e tij të parë në Champions prej shtatorit 2018 (kundër Romës) dhe i parë në fazën me eliminim direkt që prej majit 2017 (kundër Atletikos). - Të pestë golat e Gabriel Zhezusit në Champions këtë sezon janë shënuar në transfertë. Vetëm Robert Levandovsk­i (9) dhe Serzh Gnabri (6) kanë shënuar më shumë gola jashtë fushe këtë sezon.

- Kevin De Bryjne festoi golin e 50-të në karrierën me Mançester Sitin në të gjitha kompeticio­net. Kjo ishte hera e parë që mesfushori belg shënonte dhe asistonte brenda një ndeshjeje në Champions. Kapiten!

- Pep Guardiola bëhet vetëm trajneri i dytë që fiton dy ndeshje të Champions-it në transfertë kundër Realit të Madridit (pas Otmar Hicfeldit me Bajernin) dhe i pari që e arrin diçka të tillë me dy klube të ndryshme. Maestro!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania