Panorama Sport (Albania)

Rumenige: Çek të bardhë Flikut për rinovimin

-

Pas fitores 3-0 ndaj Çelsit në ndeshjen e parë për 1/8-at e Champions-it, bosi i bavarezëve, Karl Hainc Rumenige, ishte shumë i lumtur duke kompliment­uar skuadrën e tij. Në fjalën e tij gjatë banketit të zakonshëm që zhvillon klubi gjerman pas netëve të tilla, Rumenige tha se: "Dua të shpreh përgëzimet e mia më të siqnerta për skuadrën, trajnerin dhe stafin, për performanc­ën e treguar në fushën e lojës. Nuk është e lehtë të fitosh në një fushë të tillë dhe ndaj një kundërshta­ri si Çelsi", tha Karl. Më pas, ai iu drejtua trajnerit Hansi Flik duke i thënë se: "Pa dyshim që Hansi ka një meritë të veçantë për mënyrën se si e përgatiti këtë ndeshje. Të gjithë e dimë që nuk është e lehtë në një moment të tillë. Nëse do të ishte për mua, do t'ia dorëzoja që sot (të martën) stilolapsi­n për të firmosur rinovimin. Por kjo ka kohë dhe mendoj se do të ndodhë shumë shpejt. Shpresoj që ai të vazhdojë kështu, jemi shumë të kënaqur me të. E ardhmja po flet pa dyshim në favorin e tij". Për Rumenigen tani vjen pjesa më e vështirë e sezonit. "Ky rezultat na jep mundësinë për të qëndruar të qetë, të paktën për disa javë. Në Mynih duhet të luajmë sikur të ishim 0-0, nuk besoj se skuadra mendon se është kualifikua­r. Sigurisht 3-0 është një rezultat i mirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka. Tani kërkoj nga ju një përqëndrim maksimal për ndeshjen e radhës në kampionat. Lufta për titull është bërë interesant­e por ne jemi Bajerni dhe titulli kalon gjithmonë nga ne", tha i entuziazmu­ar Karl Hainc Rumenige në banketin pas ndeshjes me Çelsin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania