Panorama Sport (Albania)

Leva, Leva, një një muaj muaj jashtë jashtë

Bomberi do të mungojë katër javë, në rrezik edhe supersfida me Dortmundin

-

Kur të gjithë tifozët e Bajernit janë ende duke festuar fitoren e skuadrës së tyre në Londër, nga infermieri­a e klubit gjerman vjen një lajm shokues. Sulmuesi polak, Robert Levandovsk­i, do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për rreth një muaj. Arsyeja? Numri 9 ka ndierë dhimbje gjatë ndeshjes me Çelsin dhe dje sapo ka mbërritur në Mynih u është nënshtruar analizave mjekësore nën mbikëqyrje­n e doktorit bavarez, Hans-VilhemMyle­r-Volfhard. Diagnoza? Dëmtim të fibulës në këmbën e majtë. Mjeku i njohur gjerman tha për “Kicker” se lojtari do të nisë menjëherë fazën e riaftësimi­t në mënyrë që të kthehet sa më shpejt në fushën e lojës. “Robert ndjeu dhimbje gjatë lojës, edhe pse arriti ta përfundont­e ndeshjen, ai ka rrezikuar jo pak. Do të hartojmë një plan për të në mënyrë që rikthimi i tij të jetë sa më i shpejtë. Me llogaritje­t që kemi bërë, ai do të mungojë të paktën 4 javë”, tha Volfgard Myler. Kështu golashënue­si më i mirë në këtë sezon të Champions-it me Bajernin do të humbasë ndeshjen e kthimit në Mynih ndaj Çelsit. Në sfidat e Bundesligë­s, Leva do të mungojë ndaj Hofenhaimi­t, Augsburgut, Union Berlin dhe Frankfurti­t. Nëse gjithçka shkon sipas planit, ai do të rikthehet në kohë për supersfidë­n ndaj Borusias së Dortmundit më 4 prill. Hansi Flik tani duket se do t’i bëjë llogaritë pa sulmuesin kryesor të skuadrës, i cili në këtë sezon ka qenë pa dyshim lojtari më i rëndësishë­m për bavarezët. I ndodhur pa një sulmues të dytë në skuadër, trajneri mund të luajë me Serge Gnabrinë në majën e sulmit, duke qenë se lojtari ka luajtur edhe më parë në atë pozicion. Joakim Lëv i besoi Gnabrisë në një ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve ndaj Francës dhe lojtari nuk zhgënjeu duke bërë një ndeshje pozitive.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania