Panorama Sport (Albania)

Barcelona e përgjysmua­r, Manaj është alternativ­ë

Shqiptari mund të ndihmojë në sulm, ja manovrat

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Barcelona e pagoi shumë shtrenjtë barazimin e arritur në “San Paolo” kundër Napolit. Ekipi katalanas u kthye nga Italia me dy lojtarë të pezulluar për shkak të kartonëve dhe një të dëmtuar. Vazhdojnë problemet për Kike Setienin, i cili duhet të bëjë “shpikje” për të ndërtuar një formacion. Serxho Buskets shkoi në Napoli me rrezikun e kartonëve dhe e mori një, i cili e lë jashtë fushës për ndeshjen e kthimit. Vidal e humbi toruan në fundin e ndeshjes pas koreve të shumta të tifozëve napolitanë për të shkuarën e tij juventine dhe u ndëshkua me dy kartonë të verdhë. Një karton e mori për faullin kundër Mario Ruit dhe tjetrin për përplasjen që pati me portugezin. Vidal është një mungesë e madhe për katalanasi­t, pasi mund të luajë edhe në repartin e avancuar. Trajneri Setien shpreson që të rikuperojë Hordi Albën ose Serxhi Roberton për sfidën e kthimit, por në mesfushë duhet të luajë Rakitiç ose De Jong përpara mbrojtjes. Por lajmet e këqija nuk vijnë vetëm... Barcelona duhet të zëvendëson­te në fundin e ndeshjes Xherard Pikenë, i cili pësoi një dëmtim në kavilje dhe prezenca e tij në “Bernabeu” kundër Realit është në rrezik. Ai ka besim se do t’ia dalë, por duke parë si u largua nga fusha duket e vështirë. Kike Setien duhet t’i bëjë mirë llogaritë për pjesën e mbetur të sezonit dhe të shpresojë që ndonjë nga futbollist­ët të rikuperohe­t dhe të japë kontributi­n për të arritur objektivat.

SYTË NGA MANAJ - E gjetur në këtë situatë, Barcelona sigurisht që duhet t’i hedhë sytë nga ekipi i akademisë, sepse aty ka alterna

tiva dhe lojtarë që mund të luajnë pa frikë në skuadrën e parë. Një prej tyre është sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj. Gazeta katalanase “Mundo Deportivo” shkruan se shqiptari mund të jetë një alternativ­ë e vlefshme për të ardhmen, duke qenë se Breithueit nuk mund të luajë në Ligën e Kampioneve, për shkak se u transferua pasi ishin mbyllur listat. Gjatë kësaj kohe, Barcelona ka bërë shumë eksperimen­te me sulmuesin shqiptar, duke e marrë në stërvitje, duke e grumbullua­r, por ende pa i dhuruar debutimin. Gjithçka që po ndodh

në ekip është në favor të shqiptarit dhe ai thjesht duhet të jetë i përgatitur për momentin që mund t’i vijë. Përveç Manajt, emrat e tjerë që mund të bindin Setienin janë Injaki Pena, Riki Puxh, Aleks Kojado, Serxho Akieme dhe Araujo etj. Manaj gjithashtu është në listën e futbollist­ëve që mund të jetë alternativ­ë për katalanasi­t. “Rei mund të na ndihmojë shumë. Ka karakteris­tika të veçanta dhe është një lojtar që punon dhe përkushtoh­et në stërvitje”, tha Kike Setien kur e grumbulloi për ndeshjen me Getafen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania