Panorama Sport (Albania)

Barça, shumë pasime dhe pak goditje

-

Ndeshja e Barcelonës me Napolin evidentoi edhe një herë faktin që skuadra katalanase nuk të tremb aspak si udhëtuese në Ligën e Kampionëve. Bëri vetëm një goditje në portë gjatë gjithë ndeshjes, e cila përfundoi në gol. Ky ishte rasti që krijoi ekipi i Kike Setienit. Në 45 minutat e para ishte shumë i parashikue­shëm, me pasime sterile dhe pa ide. Në pjesën e dytë pati më pak shpejtësi, por jo ndonjë rrezik të madh për Napolin. Semedo dha pasimin e vetëm për Grizmanin, i cili nuk gaboi përpara portës së Ospinës dhe e dërgoi në rrjetë.

PASIME - Është e vërtetë që ekipi katalanas pati zotërimin e topit me 818 pasime, duke vendosur një rekord në Champions. Asnjë skuadër nuk ka arritur të bëjë kaq shumë pasime në transfertë. Por kjo statistikë nuk do të thotë asgjë. Në një kohë që bën më shumë pasime dhe më pak goditje, do të thotë se ka diçka problemati­ke. Në stadiumin “San Paolo”, Barcelona u rikthye të shfaqej sërish si në ndeshjen e parë në grupe kundër Dortmundit. Edhe në atë ndeshje, e goditën portën vetëm një herë, pavarësish­t dominimit të pasimeve. Ishte Ter Shtegen që shpëtoi Barcelonën nga humbja në atë sfidë. Rasti më kurioz ndodhi në Pragë, në ndeshjen kur skuadra e drejtuar nga Ernesto Valverde për pak humbi edhe zotërimin e topit. Slavia realizoi 481 pasime, ndërsa Barcelona 525. Në atë ndeshje e goditi portën kundërshta­re 7 herë. Më pak pasime, më shumë vertikaliz­im dhe raste. Ndeshja më interesant­e ishte ajo ndaj Interit, kur katalanasi­t nuk kishin asnjë objektiv dhe kishin shkuar si të kualifikua­r në vendin e parë. Katalanasi­t morën fitoren 1-2 me 712 pasime dhe 5 goditje në portën e zikaltërve. Ansu Fati dhe Karles Perez shënuan për të mbyllur sa më mirë fazën e grupeve. 90 minutat e tjera në Itali kundër Napolit të Gatuzos shfaqën edhe një herë tjetër një Barcelonë të brishtë. Napoli ishte i ekuilibrua­r, luante si bllok në mbrojtje dhe në sulm. Setien ka shumë punë për të bërë, në mënyrë që këto pasime t’i ndërrojë në raste të rrezikshme në portat kundërshta­re. Situata për momentin nuk është premtuese dhe me këto performanc­a i jep të drejtë Lionel Mesit, i cili është i sinqertë dhe mendon se Barcelona e tij nuk është favorite për të fituar Champions-in.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania