Panorama Sport (Albania)

Diego Maradona sulmon Lionel Mesin: S’e arrin dot nivelin tim

-

Napoli-Barcelona ka pasur një shikues special: Diego Armando Maradona. E ka ndjekur supersfidë­n e Ligës së Kampioneve në Argjentinë dhe u përlot teksa i gjithë stadiumi “San Paolo” nisi të këndonte emrin e tij dhe këngët që për 7 vite i dëgjoi në fushën e lojës dhe udhëhiqte napolitanë­t drejt ëndrrave të mëdha. Maradona e ka parë me vëmendje sfidën e Leo Mesit në “shtëpinë” e tij, aty ku shumë vite më parë dhuronte spektakël në fushë dhe fitonte trofe si dy tituj kampionë, një Kupë UEFA, një Kupë Italie dhe një Superkupë italiane. Napoli në epokën e tij ishte një ekip që i mahniste të gjithë, ndërsa tani është në kërkim të lavdisë.

KUNDËR MESIT - Diego Armando Maradona nuk e ka humbur shansin për të sulmuar Lionel Mesin pas kësaj ndeshjeje. Ai ka komentuar barazimin e të dyja skuadrave në “San Paolo”, pastaj edhe për Leo Mesin. “Do të më pëlqente që të isha në fushën e lojës dhe ta kisha kundër Leo Mesin. Erdhi të luante në ‘San Paolo’ jo në momentin më të mirë të Napolit. Mesi nuk e ka parë kurrë atë që kam parë unë apo të përjetonte gjërat që përjetoja unë. Ky është avantazhi im ndaj tij. Ai sigurisht që mund të luante te skuadra e Napolit. Megjithatë, besoj që nuk do të arrinte kurrë gjërat që kam arritur unë. Këtë dua ta theksoj. Do të më pëlqente që Napoli të kishte një Leo Mesi, por nuk do të arrinte kurrë gjërat e mia”, ka thënë ish-kampioni argjentina­s. Këto deklarata kanë ardhur pak orë pasi djali i tij tha se Mesi nuk mund të krahasohet kurrë me Maradonën për gjërat që kanë arritur dhe se Diego ishte jashtëtokë­sor në krahasim me Leon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania