Panorama Sport (Albania)

Juventus-Inter, pritet “sherr” për kalendarin

Kupa e Italisë problem, zikaltrit drejt refuzimit

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Ekziston një hipotezë që ndeshja mes Ju ventusit dhe Interit të shtyhet për ditën e hënë me idenë që të ketë tifozë të pranishëm në shkallët e stadiumit “Allianz”. Kjo ishte ideja e fundit që ka raportuar gazeta italiane “La Stampa” që shkruan prapaskena­t e një lëvizjeje të tillë nga ana e drejtuesve juventinë. Por pse ndeshja Juventus-Inter mund të ketë tifozë në rast se luhet ditën e hënë? Sepse vendimi i parë për masat kundër përhapjes së Koronaviru­sit nuk lejon zhvillimin e aktivitete­ve sportive me publik deri ditën e diel. Kjo do të thotë se të hënën, “Zonja e Vjetër” ka të drejtën që të zhvillojë një ndeshje me tifozë. Ende nuk ka një zyrtarizim për këtë çështje, pavarësish­t se mundësia më e madhe është që takimi të zhvillohet pa tifozë. Një tjetër faktor që të bën të mendosh se sfida mund të shtyhet është fakti që Juventusi po vazhdon të shesë bileta, edhe pse supozohet që ndeshja të luhet pa tifozë. Në këtë mënyrë “Zonja e Vjetër” do të përpiqet të vendosë përpara përgjegjës­isë Interin, i cili duhet të pranojë shtyrjen e ndeshjes.

PRITET “LUFTË”- Shtyrja e superndesh­jes së Serisë A mes Juventusit dhe Interit mund të kërkonte një tjetër ndërhyrje në kalendar, duke qenë se në mesjavën e ardhshme skuadrat do të jenë të impenjuara në Kupën e Italisë. Juventusi do të luajë të mërkurën kundër Milanit, ndërsa Interi të enjten kundër Napolit. Interi duhet të luajë gjithashtu ndeshjen e prapambetu­r kundër Sampdorias dhe federata e ka të vështirë për të gjetur një datë të lirë. Kjo do të thotë se zikaltrit nuk kanë ndërmend që të pranojnë një shtyrje të ndeshjes, edhe pse Juventusi

do ta kishte të pamundur që të luante edhe të hënën edhe të mërkurën kundër dy skuadrave të Milanos. Antonio Konte gjithashtu kërkon që të përfitojë nga mundësia e artë që të përballet me juventinët në një stadium të boshatisur, pa mbështetje­n e tifozëve. Në këtë

mënyrë, ai do të shmangte duelin e parë si kundërshta­r në Torino. Ai do të rikthehej për herë të parë si trajner i një ekipi tjetër dhe tifozët do të kërkonin hakmarrje. Ja që Koronaviru­si ka prishur planet e të gjithëve dhe për momentin asgjë nuk është e sigurt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania