Panorama Sport (Albania)

Donaruma, Milani pret “çekun” 50 mln eurosh

21-vjeçari me shumë admirues, Juvja, Real e PSG në garë

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Edhe e djeshmja ka qenë një ditë pa stër vitje për Xhanluixhi Donarumën. Pas ndrydhjes në kavilje të pësuar kundër Fiorentinë­s, portieri nuk po arrin të riaftësohe­t dhe me gjasë nuk do të jetë në fushë të dielën në 12:30 ndaj Xhenoas në “San Siro”. Në këto kushte bëhet gati për debutimin si titullar gardiani rezervë Asmir Begoviç, i cili debutoi pikërisht një javë më parë në Firence me dy pritje të mrekullues­hme duke dhënë garanci për rolin e zëvendësit. 32-vjeçari është gati, por mjekët kuqezinj do të mundohen deri në minutat e fundit të riaftësojn­ë Xhixhon jo vetëm për cilësitë e 21vjeçarit, por edhe për sigurinë që u transmeton shokëve të repartit të tërhequr.

LARGIMI - Teksa Xhixho lufton më kohën për t’u riaftësuar, në llogarinë të tij kanë rilindur zërat për largimin nga Milani në fund të sezonit. 21-vjeçarit i skadon kontrata pas një viti dhe te Milani ende nuk e kanë marrë nën shqyrtimin rinovimin e tij megjithëse është nga çështje më të rëndësishm­e e që duhet zgjidhur sa më shpejt. Duke e nisur sezonin e ardhshëm më portierin në skadencë, kuqezinjtë rrezikojnë të humbasin pa fituar asgjë pas një viti, ndaj Donaruma në verën e 2020-ës do të rinovojë ose do të shitet. Klubi dëshiron të përfitojë të paktën 50 milionë euro për kartonin e portierit të rritur në akademinë kuqezi, ndaj nëse sakrifica do të ndodhë, do të duhet që t’ia vlejë.

PRETENDENT­Ë – Shifra e pretenduar për Xhixhon nuk tremb asnjë nga klubet e mëdha. Juventusi përflitet prej kohësh si destinacio­ni i radhës i 21-vjeçarit e dje përmendej një shkëmbim kokë më kokë me Federiko Bernardesk­in, një mundësi që nuk gjen shumë konfirmime te Milani. PSG gjithashtu është një nga klubet që e ka pasur numrin 99 kuqezi në krye të listës gjatë viteve te fundit e këtë verë mund të jetë momenti i duhur për të tentuar goditjen. Në radhë edhe Reali i Madridit ku Tibo Kurtua nuk i ka lënë të gjithë të kënaqur. Raiola do të ketë detyrë të sigurojë ofertën më të mirë për “Djallin” dhe Xhixhon që nga ana e tij pretendon një ofertë rreth 10 milionë eurove në vit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania