Panorama Sport (Albania)

Benaser: Ibra më jep këshilla, unë i rikujtoj frëngjisht­en

- Cilat janë synimet tuaja?

Ismael Benaser, duke përfituar nga dy ditët pushim në fillim të javës, është kthyer në Francë, ku ndër të tjera ka dhënë edhe një intervistë për “Canal+”. Algjeriani ka folur për përvojën e tij milaniste, duke shprehur besim te skuadra për sa i përket arritjes së zonës europiane dhe premton betejë edhe në Kupën e Italisë.

Si po shkon te Milani? Barazimi me Fioretinën jua komplikon planet...

Mëkat sepse e kishim ndeshjen në dorë, por fjala fundit nuk është thënë ende. Janë 40 pikë në valle e duhet të bëjmë të pamundurën për të hyrë në Europë. Pas një jave kemi edhe një ndeshje në Kupën e Italisë e ndaj Juves do të duhet të sigurojmë kualifikim­in.

12 kartonë të verdhë në 25 ndeshje, pak si tepër apo jo?

Jam ndëshkuar shpesh sepse në fushë jap gjithçka. Kështu jam gatuar. Dua të ndihmoj sa më shumë ekipin dhe shokët në fushë ndaj nuk kursehem e ndoshta nga vrulli i tepërt e pësoj edhe në aspektin e kartonëve.

A nuk ju qorton trajneri për këtë?

Mua personalis­ht jo, por në një intervistë e ka përmendur. Ai e di që kjo është pjesë e temperamen­tit tim. Falë Piolit kam mësuar të vrapoj më mirë sepse më parë shpenzoja shumë energji duke vrapuar pa ide të qarta. Nëse sot përshkoj shumë kilometra është meritë e tij.

Domethënë te ju nuk ka ndikuar Ibrahimovi­çi?

Është hera e parë në karrierë që kam një shok skuadre kaq të fortë. Personalit­et i jashtëzako­nshëm që është një ndihmë e madhe. Nuk kënaqet kurrë e më kërkon që t’ia kaloj topin sa më shpejt. Mund të mësoj shumë nga Ibra, ndërsa ai me mua rifreskon frëngjisht­en.

A është e vërtetë që ju kërkonte Lioni përpara se të zgjidhnit Milanin?

Në fakt, isha takuar me ish-drejtorin e klubit, Florian Moris, që më kërkonte me çdo kusht. Kur te Lioni u afruan edhe drejtorët Zhuninjo e Silvinjo, çdo gjë ndryshoi e nuk mora më asnjë lajm. Më pas më kontaktoi Milani dhe nuk mund të refuzoja.

Pikësëpari uroj që të mos kemi dëmtime e më pas të kemi ecuri sa më të mirë në ndeshjet e mbetura. Dëshiroj shumë t’u dhuroj tifozëve të Milanit ndonjë kënaqësi sepse e kanë merituar duke na qëndruar pranë në momentet më kritike të sezonit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania