Panorama Sport (Albania)

Dridhet stoli i Sarrit, por Juvja di si ta përmbysë

Trajneri Abazaj e ka grupin të plotë ndaj Turbinës, me përjashtim të Hidrit

- ROMEO XINXIFI

Pogradeci ndan kre un me Apoloninë 90 minuta para fundit të fazës së dytë, por liqenorët nuk janë të kënaqur me këtë vend. Sulmuesi kryesor i tyre, Artion Alillari, beson shumë se pas ndeshjeve të së shtunës skuadra e tij do të jetë e vetme në vend të parë. “Meritojmë të jemi të vetëm në krye. Pozicioni që mbajmë nuk është i keq, por kemi bërë diferencën me të gjithë dhe duhet të jemi përpara. Ndeshja me Turbinën nuk mund të nënvlerëso­het kurrsesi. Është një moment vendimtar dhe ne duhet të bëjmë punën tonë, të shënojmë dhe të mos pësojmë në fushën tonë. Nuk ka ekipe të lehta, vështirësi­a ndonjëherë vjen edhe nga ekipe që nuk i mendon si rivalë. Për pozitat që ka, kundërshta­ri do të luajë për gjithçka. Ne respektojm­ë, por me keqardhje mund t’u them cërrikasve se nuk mund të marrin pikë në Pogradec”, thekson Alillari, autor i 9 golave në kampionat. Ai e gjeti rrugën e rrjetës javën e kaluar kundër Besës dhe pohon se nuk do të ndalet. “E kam kaluar ngërçin e golit. Ndoshta vinte për faktin se mbrojtjet kundërshta­re na kanë kushtuar shumë vëmendje, por edhe unë isha pak i tensionuar. Tani kam gjetur qetësinë dhe besoj se do të shënoj në vazhdimësi, uroj ta bëj edhe me Turbinën. Por arritja individual­e është në plan të dytë, mendoj më shumë për ekipin. Apolonia? Na intereson të ndalet, por edhe nëse nuk ndalet këtë javë, shumë shpejt vjen faza finale dhe aty do ta ndalim ne”, ka përfunduar Alillari.

Trajneri Abazaj ka punuar këto ditë në kushte atmosferik­e pak të vështira, por pozitive për të është që infermieri­a është boshatisur dhe ndaj Turbinës mungesa e vetme është ajo e Hidrit, i dënuar nga Komisioni i Disiplinës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania