Panorama Sport (Albania)

Plas çështja Kros te Reali, Barça do golin e 400-të

Humbja e fundit në "Bernabeu" ishte në 2014-ën, duan fitoren e 5-të

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Barcelona mund të festojë këtë të diel në "Bernabeu" golin e 400-të të saj në historinë e "El Clasico"-s. Në 243 ndeshjet e deritanish­me kundër Realit në të gjitha kompeticio­net, totali i golave të katalanasv­e është 399, ndërsa "Galaktikët" kanë 4 më shumë (403), Shënuesi më i mirë i kampionëve të Spanjës në këtë duel është Leo Mesi (26 gola në 42 ndeshje). Ai pasohet nga Sezar Rodrigez (14 në 28 duele) dhe i treti është Luis Suarez, uruguaiani (11 gola në 15 ndeshje). Goli i parë i Barcelonës në Klasike është shënuar nga Udo Shtainberg, sulmuesi gjerman, i cili përfaqëson­te kompanitë e inxhinieri­ve elektrike dhe mekanike në Spanjë dhe Portugali në duelin e 13 majit 1902, në Madrid, në "Copa Coronacion". 399 golat e katalanasv­e ndahen në këtë mënyrë: 288 në La Liga, 67 në Kupë, 18 në Sukerkupën e Spanjës, 13 në Kupën e Ligës, 10 në Ligën e Kampioneve dhe 3 në Kupën Koronasion.

Bilanci - 243 përballjet e deritanish­me flasin në favor të kampionëve të Spanjës, me 96 fitore ndaj 95 të madrilenëv­e. 52 duelet e tjera kanë përfunduar në barazim. Por në përballjet direkte në kampionat, ka barazi totale (72 fitore për secilën skuadër). Nëse Barça do të fitojë të dielën në Madrid, atëherë për herë të parë në histori do të ishte superiore ndaj rivalëve

të përjetshëm. Pas 100 klasikeve të para në kampionat, bilanci fliste për skuadrën mbretërore me +16 fitore, por sot pas 179 ndeshjeve, ka barazi totale. Real-Barça është një duel që prodhon mesatarish­t 1.64 gola për ndeshje. Skuadra e

Setienit, i cili do të shijojë emocionet e kësaj përballjej­e për herë të parë në stolin e Barcelonës, nuk humbet në 7 duelet e fundit me rivalët (4 fitore dhe 3 barazime). Një seri e tillë rezultates­h pozitive është arritur me Pep Guardiolën në stol gjatë 2011-2012, kur trajneri aktual i Sitit regjistroi të njëjtin bilanc: 4 fitore dhe 3 barazime. Barcelona ka arritur 4 fitore radhazi në "Bernabeu" në La Liga (11-2 golavarazh­i) dhe këtë fundjavë do të kërkojë të pestën. Humbja e fundit në stadiumin e Realit ka qenë në tetor 2014.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania