Panorama Sport (Albania)

Smajlaj dhe Burraj, medalje ari në Beograd

-

Pas 6 medaljeve të fituara dy javë më parë në Turqi, atletika shqiptare shkëlqen në një tjetër event ndërkombët­ar. Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj arrijnë të shpallen kampionë në Mitingun e sallave të mbyllura që u mbajt dje në Beograd. Dy atletët shkodranë bënë një paraqitje mjaft të mirë duke rrëmbyer medalje ari. Izmir Smajlaj, i cili konkurroi në kërcim së gjati, u pa në një formë mjaft të mirë. Ai regjistroi rezultatin 7.94 metra, ndërsa si rrallëherë të gjitha provat e tij ishin të rregullta, duke mos shkaktuar asnjë faull. Me këtë rezultat Smajlaj vendosi edhe rekord të ri piste. Në një prononcim të shkurtër për "Panorama Sport", shkodrani e komentoi kështu paraqitjen e tij: "Ndonëse çuditërish­t kisha shumë emocione, bëra një garë të mirë, duke vendosur edhe rekordin e pistës. Tashmë e gjithë vëmendja shkon në garat e hapura, ku na presin evente tepër të rëndësishm­e", tha Smajlaj. Ndërsa Gjergj Ruli kreu i FSHA, njëkohësis­ht edhe trajner i Smajlajt deklaroi: "Jemi shumë të kënaqur me paraqitjen e bërë nga Izmir Smajlaj, pasi tregoi një stabilitet për t'u admiruar në të gjitha provat, ndonëse gara nuk zhvillohej në kushtet më ideale, pasi u mbajt në një palestër. Gjithashtu nuk pati as mbështetje­n e publikut, duke qenë se konkurront­e ndaj rivalëve serbë. Megjithatë, Izmiri ia doli", u shpreh Ruli. Kjo ishte medalja e katërt e artë në 2020-ën për Izmir

Smajlajn, që më parë ka triumfuar edhe në Mitingun e Bratislavë­s, në Ballkaniad­ë dhe në Mitingun Ndërkombët­ar të Stambollit. Ashtu sikurse Smajlaj, edhe Franko Burraj bindi me paraqitjen e tij në garën e 400 metrave. 21vjeçari i mposhti të gjithë rivalët, duke e ndalur kronometri­n në kohën 47:20. Kjo ishte medalja e dytë e artë për Burrajn në këtë vit, i cili u shpall kampion edhe në Mitingun Ndërkombët­ar të Stambollit, disa ditë më parë. Ndërsa në Ballkaniad­ë, shkodrani ishte i pafat, pasi pa t'i hiqej medalja e artë për një gabim teknik. Burraj u shpreh kështu për paraqitjen e bërë në Beograd: "Ishte një garë shumë e mirë për mua. Ia dola që të marr medaljen e dytë ndërkombët­are pas Stambollit, duke e mbyllur më së miri sezonin 'indoor'. Tashmë do të fokusohem te Kampionati Europian", deklaroi Burraj.

 ??  ?? Gjergj Ruli sëbashku me atletët Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj
Gjergj Ruli sëbashku me atletët Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania